Një muaj, grumbullohen 117 armë

01/04/2005 Muaji mars më i suksesshmi
SHKODËR - Vetëm në një muaj në Shkodër, janë grumbulluar 117 copë armë të tilla, njoftoi policia e këtij qyteti. Për të, marsi është muaji me i suksesshëm në drejtim të mbledhjes së armëve. Burime zyrtare bëjnë të ditur se, krahas punës së pandërprerë për garantimn e rendit dhe të qetësisë të qytetarëve, është punuar me përkushtim nga sektori i policisë së rendit dhe kryesisht të zonave rurale për grumbullimin e armëve, si një ndër faktorët kryesorë në parandalimin e krimit. Është bërë e mundur që gjatë muajit mars të grumbullohen 117 armë zjarri të llojeve të ndryshme, prej të cilave 46 armë automatike, 60 pushkë, 8 mitroloza dhe 3 pistoleta. Përveç këtyre janë grumbullur dhe një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake si, 9600 fishekë të llojeve të ndryshme, 57 granata dhe 54 predha. Policia është përqëndruar kryesisht në zonat rurale të Shkodrës, atje ku mendohet se banorët i mbajnë fshehur. Grumbullimi është realizuar në forma të ndryshme, që nga kërkesa për dorëzimin e armëve me dëshirë deri tek operacionet e shpeshta dhe të shpejta në zona të veçanta.
Shkodra në vite është kritikuar për mungesë seriozitetti në këtë fushë. Tashmë duket se policia është përqëndruar dhe po arrin rezultate të kënaqshme. Ditëve në vazhdim priten operacione të tjera edhe nëpër fshatrat e thella, me qëllim mbledhjen e armëve dhe parandalimin e kriminalitetit.
Sipas Policisë së Shtetit, armët janë grumbulluar dhe në qytete të tjera. Popullatës iu komunikohen urdhrat dhe iu këshillohet të bashkëpunojnë me uniformat blu për dorëzimin e armëve. Sipas zyrtarëve të saj, deri në fund të vitit shpresohet të jetë grumbulluar përqindja më e madhe e armëve, krahasuar me shifrat e viteve të kaluara.