E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e 17-vjeçares,vrasje apo vetëvrasje!

01/04/2005  Gramsh - Mungesa e provave të vetëhelmimit, e kanë vënë në dilemë policinë për të përcaktuar nëse Sonila Mema, 17 vjeçe, është vetëhelmuar, apo një arsye tjetër ka sjellë vdekjen e saj. Mjekët thanë se vajza ka vdekur nga helmimi, por pa caktuar llojin e tij. Policia në njoftimin zyrtar e ka përcaktuar si vetëhelmim vdekjen e 17-vjeçares. Për këtë rast mësohet se, kanë nisur hetimet për të zbardhur shkakun e vdekjes, ndërsa familjarët kërkuan të marrin trupin e pajetë për të kryer ritet e fundit. Ndërkohë nuk kanë përfunduar ende analizat e ndërmarra nga spitali i Gramshit për të përcaktuar edhe llojin e helmit vdekjeprurës. Mosgjetja e provave, që vërtetojnë vetëhelmimin, ka rritur dyshimet e një vrasjeje të qëllimshme, por kjo mbetet ende një mundësi deri në saktësimin e llojit të helmit dhe veprimin e tij te 17-vjeçarja. Ajo i dha fund jetës, dhe, sipas të afërmve, kjo pas ndarjes me të dashurin. Vajza nuk kishte shkuar në shkollë dhe gjatë 3 orëve që ka qëndruar e vetme në shtëpi ka pastruar të gjithë shtëpinë, duke rregulluar edhe bagëtitë. Ajo ishte mbyllur në dhomë dhe aty kishte gëlltitur edhe një sasi të konsiderueshme helmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›