E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burns, ky bard



Kur poeti Keats vizitoi vendlindjen e Robert Burns, Ayrshire, në vitin 1818, ai e trajtoi “këtë trup të vdekur njëmijëvjeçar”, si tragjik por ende me fuqi të gjallë poetike. “Tani a mund t’i hap kornizat e dritareve tuaja?”, - shkroi ai, - “për të gjetur livadhin tënd ku shëtite sa e sa herë”. Mick Imlah, në përkushtimin e tij më të fundit për Burns që e paraqet në “The Last Leader”, e imagjinon poetin si një “Orfe të Ayrshire” “pakrahasueshmëria” e të cilit me këngën dhe zërin e tij janë në gjendje të ngatërrojnë me Platonin dhe “ndjenjat e Proserpine”-s: “Lumenjtë e sakatosur ishin mbushur me ujë të bardhë, i tillë vjen recitali me një fuqi xhentile”. Imlah vështirë që është poet Keatsian, por ai ngre të njëjtat pika. Burns në përgjithësi kujtohet si një “poet bukolik që i këndonte natyrës dhe parajsës”, një njëri që pinte dhe ishte i dhënë pas grave. Edhe pse këto gjëra janë të rëndësishme, dhe pa dyshim duhet të shkruhet rreth tyre, ato mund të ndërrojnë vëmendjen tonë për atë se çfarë është më pak sensitive dhe çka fondamentale dhe tërheqëse rreth Burns: humaniteti i palodhshëm i poezive dhe lirikave të tij. Duke kombinuar një llogari serioze nga karriera e tij me shijen e pastër të mëvonshme, Robert Crawford i ka bërë atij një shërbim të madh.

Crawfor i ka renditur të gjitha gabimet e tij - rreshtat e faqeve të verdha të lustruara nga impresionet që i kishte fituar nga Burns - dhe ai po ashtu kishte bërë një ndërlidhje të re vitale në mes të Burns-it si një politikan i pavarur dhe nacionalistëve bashkëkohorë të tij nga Skocia. Efekti është, jo për të prodhuar një version të dalë mode të një poeti kombëtar (kemi aq shumë vlerësime të sinqerta për djalërinë e Burns, mbështetjen e tij për tregtinë e skllaveve, snobin e tij dhe hipokrizinë e tij për ta ndalur këtë të keqe).

Më saktë, ne kemi një portret të një njeriu me një dhunti të habitshme natyrale, që jetonte në një kohë aktualisht të tmerrshme. Poezia lejohet të frymojë me ajrin e gjeniut, por gjithmonë është e ndërlidhur me shpirtin e vendit të tij. Duke thënë këtë, ende kemi një mundësi të mirë që ne kurrë mos ta njohim Burns-in. Sepse origjina e tij relativisht poshtëruese, si dhe arsyeja se ai jetoi gjatë gjithë jetës së tij larg nga syri i publikut, kur kemi një informacion të detajuar rreth disa rrethanave jetësore të tij. Sepse shumica e marrëdhënieve të tij kishin të bënin me disa gra të varfra, kështu që ende nuk kemi kuptuar për personalitetet e tyre nga dokumentet që i kemi parë. Kështu, për shkak se karriera e tij shkoi aq shpejt nga sukseset që radhitën nga paqartësitë deri tek suksesi skandaloz, tregimet që duhet besuar për të ishin gjithmonë gjah për shpërthim thashethemesh apo shpikjesh të ndryshme. Pavarësisht kësaj arsye dhe pavarësisht veprimeve të njëtrajtshme të dijes dhe arsyes së mirë, si dhe tonit përgjithësisht të kthjellët, libri i Crawford-it, nuk mund të ndihmojë, por shihet si një hije e ndrydhur nga mos-hija e temës së tij. Nuk ka fotografi. Nuk ka asnjë përshkrim fizik për shumicën e këtyre grave. Një korrespondencë pa numra për intimen.

Por, gjithmonë kemi diçka që jeton, frymon ngrohtë me poezinë, të cilën Crawford me të drejtë e mban në qendër të vëmendjes. Në fillim të faqeve të tij, me një raport të vogël bashkëkohor ai raporton gënjeshtrën për tokën dhe prindërit fermer, ai na jep disa faqe në vend të ninullave dhe përrallave popullore që Burns kishte dëgjuar si fëmijë, dhe shpejt i ndërlidh këto me një llogari të një shkolle lokale të kishës. Aty jepet përshtypja e një poeti-embrion sidomos kur ushqehet si fëmijë mbi një supë mishi të pastër me kujtime, melodi, tregime gazmore dhe paralajmërime. Nuk ka asnjë arsye për të supozuar që Burns, në pjesën më të madhe, kishte ndryshuar metodën e tij të krijimtarisë në fund të jetës së tij, edhe pse ai i zhvilloi ato për të krijuar një rezonancë më të thellë të autoritetit të tij. Përzierja e ideve të reja me elemente antike është veçanërisht shumë interesante. Ashtu sikurse shumica e artistëve popullorë (Bob Dylan, p.sh., i cili aksidentalisht duket se e nderon Burns-in dhe procesin e lartë në “Highlands” në “Time Out of Mind), ai ndonjëherë përfshin edhe fraza tradicionale (muzikale si dhe verbale) pa i ndërlidhur ato dhe ndonjëherë i përdor ato për të përshkruar shkëmbinjtë e lartë dhe të ulët. Gjërat e ulëta, në shumicën e rasteve me shaka të pista shpërthejnë; gjërat e larta shpërthejnë në rastin e poezisë. “John Anderson, my Jo” - është e para baladë e pistë e shkruar prej tij (e transkriptuar në “The Merry Musess of Caledoni), por më vonë u bë si njëra ndër poezitë më të bukura që të prek në shpirt:

John Anderson, shok, John

Ne ngjitemi lart në majë

Dhe pëllasim për ditën e gëzuar, John

Ne ende nuk kemi pirë asnjë pije

Tani ne duhet të zbresim poshtë, John

Dorë për dorë të shkojmë;

Dhe të flemë në këmbë

John Anderson, shok John.

Nga viti 1770, kur Burns mbushte 20 vjeç, këto shprehi të dijës së tij u poqën – por lezeti i krijimtarisë së tij dhe mundësia për ta transferuar dijen në poezi, gjithmonë dukej se do i mbijetonte çdo dore pavarësisht rrethanave. Një marrëdhënie shumë e rrezikshme me babin e tij, kohërat e vështira në fermë, censura e kishës, një konflikt në mes trashëgimisë së tij dhe ambicieve: të gjitha këto kontribuuan që ai të futet në depresion. Madje edhe kur ai u lartësua, dhe ai ende thurte tundimet e tij në vargje për çrrënjosjen dhe dyshimet që jeta ia kishte sjell duke e bërë atë në një person, që ai vetveten s’njihte. “Kthimi i tij për të shkruar vargjet e “Standrad Habbie” (që i referohen gjithmonë vargëzimit të Burns) dhe gjuha dialektore e Skocisë se ulët ishin kruciale për veshin e tij përderisa ai zbuloi rreshtat e gjatë dhe “sokëllitjen barbare”, që do ta bënte Walt Whitman në shekuj që do vijnë”.

Përderisa Burns zbuloi zërin autentik të tij, kushti i tij ishte edhe jeta që bënte, ku ai zbuloi formën për të cilën është shumë i njohur. Edhe njëherë, Crawfor e dëshmon atë si udhërrëfyesin më serioz më të cilin ai ishte familjar, e po ashtu edhe skeptizmin e tij që ai e demaskon me anë të mitit; nuk kemi ndonjë histori ekzistuese më të mirë të Burns-it sidomos me pandershmërinë e jashtëzakonshme të Jean Armour, dhe përplasjes së tij në “Highland Mary”, aferat e tij të panumërta, suksesin brilant të poezive, vizitat e tij me interes në Edinburgh, kthimin eventual në vendin e tij, shfaqja në krah të republikanëve dhe ditët e tij të fundit në Dumfriez, kur, i sëmurë, i turbulluar dhe melankolik, ai vdes në 1976 në moshë 37-vjeçare.

Asnjëherë nuk kemi parë mënyrë më të baraspeshuar nga ku për poezitë e Burns - këngët dhe lirikat e tij të shpejta, dhe po ashtu kryevepra e tij sikurse “Tam o’Shanter”- të informohemi për kushtet e jetës së tij, kur ai luftonte për t’i botuar ato. Arritjet e mëdha të Burns-it, si poet, arrijnë të transformohen në një detaj kryesor të ekzistencës së tij të stuhishme prej poeti, për të cilën flitet jo vetëm në kulturën kombëtare britanike, por edhe në vende të tjera të botës. Kjo është arsyeja se, pse “Nata” e Burns-it festohet ende rreth e rreth botës. Jo pse ajo lejon pak lajkat nacionaliste, por sepse ajo feston zemrën dhe humanizmin e madh të një poeti.

Përktheu: Ardian Jasiqi

Libri i Andrew Motion “Ways of Life: On Places, Painters and Poets” është publikuar nga shtëpia botues “Faber”

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›