Femrat e Jazz-it në Tiranë
Sot në orën 19:00 në skenën e Akademisë së Arteve ngjitet banda holandeze “Les Femmes”. Kuarteti i vajzave do të interpretojë një repertor të pasur me pjesë të njohura të muzikës botërore, jo në versionin origjinal por nën tingujt e ngrohtë të muzikës jazz. Ky grup vjen në Shqipëri në kuadër të “Klasik”, edicionit të nëntë të sezonit koncertor ndërkombëtar të muzikës. Nesër në orën 18:00 “LesFemmes” këndojnë në skenën e Teatrit “Bylis” në Fier.