E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, 8 persona në pranga për vjedhje

Tiranë- Tetë persona, të dyshuar për veprën penale të “vjedhjes”, u arrestuan në kushtet e flagrancës, gjatë ditës së djeshmenga shërbimet e Policisë të Tiranës.

Burime zyrtare të Policisë së Qarkut të Tiranës, bënë të ditur të shtunën për ATSH-në se, "gjatë ditës së djeshmeu arrestuan shtetasit Shaban Miftari, 38 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan, Erlis Nikolli, 18 vjeç, lindur në Lezhë dhe banues në Tiranë, Sh.M.16 vjeç, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin dyshohen të kenë kryer disa vjedhje në Tiranë, ndërkohë që u la në gjendje të lirë 45 vjeçari B.L. lindur në Tepelenë dhe banues në Tiranë".

Po gjatë ditës së djeshme u arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasit Mondi Suka, 30 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Paskuqan, Dardan Hazizi, 21 vjeç, lindur në Milot dhe banues në Tiranë dhe Dorian Idrizi, 20 vjeç. Arrestimi i tyre u bë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së ditës së premte, në rrugën e “Dibrës”, pranë Medresesë, teksa tentonin të vidhnin mallin që transportonin dy shtetas kinezë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mallrat e vjedhura si dhe automjeti tip "Golf", me targë LA 1760 A, me të cilin dyshohet se kanë lëvizur autorët, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Tiranës për hetime të mëtejshme.

Gjithashtu, po dje u arrestua edhe 22 vjeçari Viktor Vezi, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale të “vjedhjes”./atsh/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›