E Diel, 1 Nëntor 2026

Burracakë, pse se hapët gojën kur krimet u bënë?

Ia njoh çdo njeriu të drejtën për të ndryshuar, por në rastin e dosjeve dhe bashkëpunëtorëve të regjimit të dikurshëm, ka një hipokrizi shqetësuese, që i tejkalon normat e logjikës dhe moralit njerëzor.

Del Kryeministri dhe thotë gjithë gulçima që të përndjekurit meritojnë këtë e meritojnë atë. “Vrasjet pa gjyq” dhe “sekuestrimi” i pronave, dëgjova që tha Berisha.

Unë si pjesëtar i një familjeje që u shua në emigrim, po i them Berishës dhe gjithë brezit të tij ish-komunist vetëm një gjë: Po të ishin nga ata burra, Berisha apo ata të moshës dhe formimit të tij, flisnin për “vrasjet pa gjyq” dhe për “sekuestrimin e pronave”, atëherë kur Enver Hoxha ishte gjallë. Ose qoftë edhe pas vdekjes së tij.

Por ata heshtën, madje duartrokitën krimet e njëpasnjëshme që bënte regjimi, sepse duke duartrokitur shpëtonin prapanicën e vet.

Kështu që nuk kanë shumë të drejtë morale për të folur individë si zoti Berisha. Të paktën për këtë punën e bashkëpunëtorëve të regjimit. Do të dëgjoja me kujdes e vëmendje një person që e ka hapur gojën që atëherë dhe është kalbur burgjeve. Ai po, le të vij e të më thotë, se çfarë po heq e çfarë po vuan ish-klasa e goditur gjatë viteve të komunizmit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›