E Diel, 1 Nëntor 2026

Festohen Krishtlindjet, presidenti Topi uron besimtarët

Tiranë- Ceremoni dhe mesha janë organizuar në të gjitha katedralet në qytetet e vendit me rastin e kremtimit te Krishlindjeve. Katolike dhe ortodokse me qirinj të ndezur në duar janë lutur dhe kanë nisur festimet e natës së lindjes së, Jezu Krishtit. Festa e Krishtlindjeve është bërë tashmë një traditë që celebrohet jo vetëm nga  besimtarët.

Besimtarët e krishterë dhe gjithë ata që festojnë Krishtlindjet kanë marrë urimet më të mira nga presidenti i Repubikës, Bamir Topi. Përmes një mesazhi, kreu i shtetit ka shprehur urimet më të mira gjithë besimtarëve të krishterë shqiptarë kudo ndodhen, përmes një mesazhi dërguar për Festën e Krishtlindjes, Kryepeshkopit të Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumtërisë së Tij, Anastasios Janullatos dhe Arqipeshkvit të Metropolit Tiranë-Durrës, Imzot Rrok Mirdita.

“Në prag të festës së madhe të Krishtlindjes, ju uroj të gjithëve përzemërsisht ta gëzoni këtë ditë të shënuar të lindjes së shpresës e të forcimit të besimit tek Zoti dhe tek mesazhet humaniste që ajo përcjell”- thuhet në mesazhin e urimit.

Në këtë ditë feste ka kujtuar Topi, dalin në pah ndjenjat më të mira të mirësisë dhe harmonisë që karakterizojnë të gjithë shqiptarët pa dallim, duke i vënë ato në shërbim të prosperitetit të shoqërisë e të ardhmes integruese të vendit tonë.

“Uroj që Krishtlindja t’ju ketë gjetur me më shumë paqe në vetvete dhe devotshmëri e mirëkuptim njerëzor. Shëndet e mbarësi për të gjithë shqiptarët kudo ku jetojnë e punojnë”! – përfundon mesazhi i urimit të presidentit Topi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›