E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrat e moshës sime s’më vardisen

 

Pesëdhjetë e një vjeç, me
    një fizik që të lë pa
    fjalë. “Kam hyrë në
    gjysmën e dytë të jetës sime”, thotë, dhe e feston me një trup të ri...
Sharon Stone është një simbol i yllësisë së Hollivudit. Përveçse me një karrierë kinematografike gjithnjë në krye të listës, Sharon mbetet Sharon. Mjaft të shohësh shfaqjen e saj mbi tapetin e kuq të Festivalit të Kanës, me një fustan që... i zbulonte spektatorëve tërësisht këmbët e saj. Sharon është thumbuar nga të gjitha faqet e para të shtypit... E megjithatë... është më në formë se kurrë.
Si ia bën për të qenë në formë?
Gjithçka filloi vitin e shkuar, kur m’u desh të ndaja të njëjtën skenë me Madonën... atë mbrëmje ajo ishte e mrekullueshme, unë ngjaja si Barni, dinosauri lejla...
Më kujtohet ajo mbrëmje, isha edhe unë. S’ishte krejt ashtu...
 Afërsia me përsosmërinë e Madonës më bëri të ndryshoj qëndrimin ndaj vetes. Ndryshova rrënjësisht ushqimin dhe stërvitem edhe pesë herë në javë.
Një rifillim në moshën 50-vjeçare...
Jam në mes të jetës sime, jo në fund. Dhe është me të vërtetë bukur të jesh grua dhe jo më një vajzuke.
Si është e mundur që jeni ende vetëm?
...Burrat e moshës sime nuk më vardisen. Më akuzojnë se shoqërohem me djem të rinj. E vërteta është se janë ata të vetmit që më ftojnë për të dalë.
Në këtë moshë  duhet të keni reshtur së besuari te princi i kaltër?
Unë nuk kam besuar kurrë.
Shkrimtari Paul Auster ka shkruar këtë frazë: «Nëse ka një gjë që Amerika e adhuron më shumë se sa famën, është rreziku i një fame”.
Është e vërtetë. Përtej të qenit i famshëm është një maratonë e gjatë, një garë rezistence. Ama është edhe një sfidë e bukur.
Mama e pamartuar me tre djem. Ndihesh e vetmuar?
Nuk më del koha.
Endërron të takosh, më në fund, shpirtin binjak?
Jo. Por nëse do ta takoj do ta njoh me siguri. Tani preferoj të mendoj që, së paku, shpirti im binjak jam unë vetë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›