Jorida Tabaku - Mezi pres një fëmijë
Kam qenë pasiv
isht e përfshirë
në Partinë
Demokratike që në vitin 2001”. Kështu e nis rrëfimin Jorida Tabaku, politikania e re, zv.ministre e Integrimit dhe pastaj sqaron angazhimin e mëtejshëm intensiv, sidomos gjatë fushatës. Nuk është angazhim i lehtë, merret me mend, por në rastin e Joridës dhe të shumëkujt si ajo, mbështetja e njerëzve të afërm ishte një lehtësim i pamasë. “Bashkëshorti ka qenë shumë mbështetës”, thotë dhe mandej shton se ka qenë bashkëpunues dhe ka dhënë kontribut të drejtpërdrejtë. Mendon se është fat që bindjen politike të tyre janë të njëjta, ndaj e kupton dhe madje e nxit.
Por, për një çast do ta lëmë mënjanë politikën, për të rrëfyer jetën intime të deputetes së re...
Na zbuloni së pari njeriun me të cilin jeni më shumë e lidhur?
Është Lorna. Motra dhe shoqja ime më e mirë. Është 23 vjeçe dhe për momentin ajo është në Angli për master dhe tani më duket sikur më është shkëputur një pjesë e imja dhe një pjesë të ditës e kaloj duke u interesuar për të, ku është, çfarë po bën, ka probleme apo jo...
Meqë e filluam bisedën me motrën, le të qëndrojmë tek fëmijëria juaj... adoleshenca. Si kanë qenë?
Kam qenë shumë çapkëne, e lëvizur, madje vazhdoj të jem në karakter natyrë shumë e gjallë, megjithëse në momentin e parë mund të jem pak e ndrojtur, por sapo të njihem me personat, filloj dhe bëhem më aktive. Atë pjesë të jetës sime, sidomos pjesën e gjimnazit e kujtoj me shumë nostalgji. Gjatë gjithë kohës kam qenë shumë e lidhur me familjen. Më kujtohet vetja kur shkova për herë të parë për master në Angli, sapo shkova në dhomë, mora në telefon familjen dhe iu them: dua të kthehem nuk rri dot më. Sytë padyshim të mbushura me lot, pasi jam tip emocional, prekem shpejt nga çdo gjë e mundshme. Vazhdoj të kem të njëjtën lidhje me familjen time edhe sot që kam dy vjet e martuar.
Thatë Emotive. Nuk duhet të jetë një tipar që i shkon për shtat një politikani...
Jam shumë emotive, ndërkohë di të jem dhe shumë e prerë, ekzekutive, di shumë mirë të transmetoj në mënyrë formale atëherë kur duhet.
Në flisni për familjen tuaj të re, për bashkëshortin, historinë e njohjes...
Me Saimirin jemi njohur gjatë punës. Ka ardhur natyrshëm.
Çfarë ndryshimi ka mes dy kohëve që i ndan martesa?
Më kujtohen takimet tona të para në kontekstin e shoqërisë. Ishte një kohë pa preokupime, falë edhe moshës ne mendonim si ta shpenzonim kohën e lirë, si të dilnim bashkë, si të bënim udhëtime. Ndërkohë që tani martesa nuk është se ka ndryshuar shumë gjëra, jemi po ne të dy, po njësoj siç kemi qenë më parë, por ka shumë vendime të përbashkëta që duhen marrë, jetojmë në një çati...
Si reagonte familja juaj për shokun që kishit?
Duke qenë se shoqja ime më e ngushtë është motra, në çdo moment ajo ka ditur gjithçka dhe ka qenë pjesë e çdo gjëje në jetën time. Ka qenë në dijeni të kësaj lidhje, por edhe diskutimi me familjen ka qenë shumë natyral. Ata e dinin që unë dhe Saimiri ishim shokë, që udhëtonim bashkë, ndoshta kishin menduar se mund të ekzistonte diçka mes nesh, por thjesht thoshin ndonjëherë “hë kur do kemi ndonjë lajm”, gjëra që çdo familje i ka përjetuar...
Si erdhi vendimi për martesë?
Pasi familjet tona e morën vesh, u vendos që brenda gjashtë muajsh të bëhej martesa. Ato gjashtë muaj kaluan shumë shpejt, marrja me organizimin e dasmës, shtëpia e re, duke u bërë, kishte shumë gjëra që po ndodhnin dhe nuk është se e kam kuptuar mirë atë periudhë. Mu desh të kujdesesha shumë për ditën e dasmës, për çdo detaj, duke qenë se njeriu martohet vetëm një herë doja që çdo gjë të ishte perfekte, duke filluar që nga ftesat, shoqërueset, fustanet...
Dita pas martese... një shtëpi e re dhe ju të dy?
Shkuam menjëherë për pushime në Tenerife të Spanjës, që zgjatën më shumë se tre javë dhe kjo pjesa e parë e jetës së përbashkët kaloi natyrshëm, por kur u kthyem në shtëpi, me njerëzit që vinin për vizitë, shtëpinë shumë të madhe për t’u kujdesur, punën që asnjëherë nuk e kam neglizhuar... Por që nga ai moment i parë duke qenë se bashkëshorti është bashkëpunues, çdo gjë e kemi ndarë bashkë.
Kujt i takon fjala e fundit e marrjes së një vendimi?
Saimiri, për çdo vendim që mund të marrim më thotë: ‘si tua ti’ dhe ma lë pjesën më të madhe të gjërave mua.
Si mund ta përshkruani fazën e kapërcimit, nga një familje në tjetrën, nga një shtëpi në tjetrën?
Unë e kam shtëpinë shumë afër më atë të familjes sime dhe sapo u martova e kisha mendjen gjithë kohës andej, hapja dritaren dhe shihja dritaren e dhomës sime të vjetër. Kalimi nga jetë në familjen tënde në një jetë në çift ishte shumë drastike, pasi ne nuk bashkëjetuam dhe ishte shumë ndryshim i madh për mua. Dhe mu krijua përshtypja që në momentin e parë martesa nënkuptonte shumë përgjegjësi, ndërkohë që gjithçka ishte si më parë, ndoshta edhe më mirë, shpenzojmë më shumë kohë me njëri-tjetrin.
Gjeni pika të përbashkëta mes jush, apo jeni tipa të kundërt?
Bashkëshorti është shumë i qetë, i mendueshëm, flet pak dhe saktë. Ndërkohë, unë jam tip i qeshur, më i shoqërueshëm, flas më shumë, në këtë pikëpamje jemi të ndryshëm, por kemi shumë gjëra të përbashkëta në gjërat që na pëlqejnë. Pjesën më të madhe të aktiviteteve që neve bëjmë bashkë i kemi pasion të dy. Ai është shumë sportiv, unë nuk jam aq sportive megjithëse përpiqem ta ndjek, lozim tenis bashkë, kur unë kam mundësi, ai pëlqen sportet aktive të ngjitjes në mal, por përpiqemi që të ndjekim njëri-tjetrin.
Keni menduar për një zgjerim familje. Ndonjë preferencë?
Sigurisht që kanë kaluar dy vjet pas martese dhe çdo gjë vjen natyrshëm dhe ndoshta është momenti i përshtatshëm për ta zgjeruar familjen, tani kurdo që të vijë është e mirëpritur. Thjesht ne të dy nuk kemi preferenca të veçanta, është e mirëpritur çfarë gjinie të jetë.