E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrat e thjeshtë të femrave të famshme

Bashkëshorti eskimez i kandi
dates republikane për zëv
endëspresidente, Sarah Palin,
Todd, e merr gjithçka me filozofi,
madje edhe thashethemet e shumta
që qarkullojnë mbi rininë e gruas së tij.
Todd-it i pëlqen të peshkojë e t‘i japë motoslitës.
Edhe 20-vjetorin e martesës e
festoi gjatë kongresit republikan. Që pas
momentit që Sara u bë e njohur, ai është
shfaqur vetëm një herë në televizor, në
kanalin televiziv "Fox". Kishte veshur
këmishë me kuadrate dhe një palë këpucë
me qafa.
Natyrisht që pak persona e njohin
bashkëshortin e kancelares gjermane,
Angela Merkel (sipas revistës prestigjioze,
"Forbes", gruaja më e fuqishme
e botës) dhe ai është Joachin Sauer, bioteknolog,
i divorcuar, baba i dy fëmijëve. Jep
intervista vetëm mbi temat shkencore, aq
sa gazetat i kanë vënë nofkën "Fantazma
e operës", sepse, edhe pse e adhuron kompozitorin
e famshëm Wagner, nuk është
kurrë në një sallë operistike ku luhet
muzika e tij. Bashkëshorti i aktores së
famshme, Julia Roberts, Danny Moder,
është një kameraman i thjeshtë. Por ja si
shprehet ajo për të: "Është një burrë i zgjuar
dhe vizionar, një bashkëshort ideal,
që me surprizat e tij të lë gjithmonë pa fjalë
e gjithashtu një baba fantastik. Më ndihmon
në punët e shtëpisë, bën pazaret
dhe shpesh gatuan. Adhuron të qëndrojë
me fëmijët". Ndryshe nga burrat e grave
të famshme të lartpërmendura, bashkëshorti
i këngëtares Madonna, Guy
Ritchie, është skenarist dhe regjisor.
Ndërkohë që rritet numri i grave të fuqishme,
paralelisht me to po lind edhe një
tip i ri burri, që për zgjedhje të dikujt tjetër
ose për dashuri po merr një rol (pothuajse)
femëror. Qëndron pas kuintave,
mbështet, sugjeron dhe flet shumë pak.
E në fakt kjo nuk është vetëm parandjenja
e gazetares së njohur italiane, Lilli
Gruber, që ajo e lidh edhe me publikimin
e librit "Shtrigat". Sipas Lilli-t, ndryshimi
rrënjësor i grave sapo ka filluar. Një studim
amerikan, që analizon tendencat sociale
dhe demografike, tregon se bariqendra
e çiftit është spostuar më tepër nga
gratë. Pesë vitet e fundit, vendimet e femrave
kanë rëndësi më shumë. Për momentin
numri i këtyre çifteve është i
vogël, por në Amerikë, pothuajse 10 për
qind e zonjave kanë më shumë sukses se
bashkëshortët e tyre.
Çfarë po ndodh kështu? Mos vallë çiftet
zihen? Sipas Lilli Gruber, thjesht po ndërrohen
pozicionet dhe kjo ndodh kryesisht
te të rinjtë: njëri ndalon dhe i jep më shumë
hapësirë tjetrit. Natyrisht kjo nuk është një
mënyrë tradicionale për të qenë çift, sepse
njëri duhet të bëjë karrierë, ndërsa tjetri e
ndjek nga pas duke hequr dorë nga gjithçka
e tija. Lilli Gruber ka një bashkëshort "jo
të zakonshëm", i cili është i rëndësishëm,
por jo gjithmonë i pranishëm. Ajo e ka përmendur
edhe në librin e saj: "Falënderimi
i parë është gjithmonë për bashkëshortin
tim, Jacques Charmelot, të cilin asgjë nuk
e pengon ta përmbushë detyrën e tij si
bashkëshort (edhe pse ndodhet mijëra
kilometra larg). Është gjithmonë i pranishëm
kur unë kam nevojë". Sigurisht që
ata të dy janë specialë: "Dy shtëpi, ndarje
të gjata. Ai ka kaluar një vit në Irak në krye
të ‘Agence France-Presse‘, ka pasur momente
vetmie dhe frike, por duhet të jemi
të bashkuar dhe të dashuruar. Vetëm kështu
mund t‘i kapërcejmë vështirësitë që na
sjell jeta. Një nga arsyet që mund të jetojmë
është edhe fakti që nuk kemi fëmijë. Nëse
do të ishte e kundërta, gjërat do të ishin më
të vështira. Kur jemi bashkë, mjafton të
organizohemi", thotë Gruber. Më pas shton:
"Pas çdo burri të madh, qëndron një
grua e madhe. Tani ka ardhur koha që rolet
të ndryshojnë. Fundja, ç‘të keqe ka nëse e
provojmë. Vetëm kështu mund të arrijmë
në një përfundim të saktë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›