Dy të rinj, atentat me thikë 38-vjeçarit
Një 38-vjeçar ka mbetur i
plagosur rëndë gjatë një
atentati të realizuar nga dy
persona. Ngjarja e rëndë ka
ndodhur në Kombinat të Tiranës,
ku Nazif Spahiu është
goditur disa herë me thikë
nga dy kushërinj. Burimet
policore bënë të ditur se dy
ditë më parë, në orën 18:00,
në afërsi të varrezave të Sharrës,
është goditur me sende të
forta në kokë dhe ka marrë tri
plagë në trup me thikë, Nazif
Haki Spahiu, 38 vjeç, i cili
është dërguar në spital dhe
aktualisht ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Policia, që
është njoftuar menjëherë pas
kësaj ngjarjeje, ka shkuar në
vendin e krimit dhe brenda
një kohe të shkurtër ka mundur
të identifikojë autorët,
ndërkohë që po punon për
sqarimin e motiveve dhe rrethanave
të ngjarjes. Sipas të
dhënave hetimore, plagosja e
rëndë është kryer nga Sokol
Shyqyri Osmanaj, 18 vjeç,
dhe Rigers Osmanaj, 25 vjeç,
të lindur në Përmet dhe banues
në Kombinat. Sipas policisë,
mendohet se konflikti ka
ardhur pas një sherri të mëparshëm,
megjithatë kjo
pritet të vërtetohet pas kapjes
së autorëve të dyshuar. Burimet
shpjeguan se ka nisur
puna për kapjen e tyre, madje
është ushtruar edhe kontroll
në banesa, por deri në
orët e vona të mbrëmjes nuk
është gjetur vendi se ku fshihen.
Gjithashtu, policia po
negocion me familjarët e tyre
për vetëdorëzim.
plagosur rëndë gjatë një
atentati të realizuar nga dy
persona. Ngjarja e rëndë ka
ndodhur në Kombinat të Tiranës,
ku Nazif Spahiu është
goditur disa herë me thikë
nga dy kushërinj. Burimet
policore bënë të ditur se dy
ditë më parë, në orën 18:00,
në afërsi të varrezave të Sharrës,
është goditur me sende të
forta në kokë dhe ka marrë tri
plagë në trup me thikë, Nazif
Haki Spahiu, 38 vjeç, i cili
është dërguar në spital dhe
aktualisht ndodhet jashtë
rrezikut për jetën. Policia, që
është njoftuar menjëherë pas
kësaj ngjarjeje, ka shkuar në
vendin e krimit dhe brenda
një kohe të shkurtër ka mundur
të identifikojë autorët,
ndërkohë që po punon për
sqarimin e motiveve dhe rrethanave
të ngjarjes. Sipas të
dhënave hetimore, plagosja e
rëndë është kryer nga Sokol
Shyqyri Osmanaj, 18 vjeç,
dhe Rigers Osmanaj, 25 vjeç,
të lindur në Përmet dhe banues
në Kombinat. Sipas policisë,
mendohet se konflikti ka
ardhur pas një sherri të mëparshëm,
megjithatë kjo
pritet të vërtetohet pas kapjes
së autorëve të dyshuar. Burimet
shpjeguan se ka nisur
puna për kapjen e tyre, madje
është ushtruar edhe kontroll
në banesa, por deri në
orët e vona të mbrëmjes nuk
është gjetur vendi se ku fshihen.
Gjithashtu, policia po
negocion me familjarët e tyre
për vetëdorëzim.