Nis lufta mes qeverisë dhe Ina Ramës. Nishani padit penalisht dy prokurorë
Alibeaj, "grusht shteti" Ina Ramës
Dosja "Fazliç", e cila po
hetohet nga Prokuroria
e Tiranës nën
akuzën e "pastrimit të
parave", është mbyllur në një
kasafortë, me qëllim që të mos
kontrollohej nga inspektorët e
Ministrisë së Drejtësisë, të cilët
prej dy ditësh nuk janë lejuar për
të kryer kontrolle në godinën e
akuzës kryeqytetase. Edhe dje, dy
nëpunës të Ministrisë së Drejtësisë
janë paraqitur para prokurorisë,
ku kanë marrë kontakte me
drejtuesin e akuzës, Genti Xholi, të
cilët i kanë kërkuar që të bënin disa
kontrolle për dosjet e pushuara.
Me urdhrin të ministrit të Drejtësisë,
Enkelejd Alibeaj, në dorë, dy
inspektorët janë paraqitur në
sportel. Por prej sportelistit kanë
marrë si përgjigje se, meqenëse
ishte e shtunë dhe ditë pushimi,
duhej të vinin të hënën. Por dy
vartësit e Alibeajt janë irrituar nga
përgjigjja dhe kanë kërkuar që të
takojnë zyrtarët më të lartë të
prokurorisë. Megjithëse kanë tentuar
disa herë, ata nuk kanë marrë
asnjë përgjigje. Pas disa minutash,
janë rrethuar nga tre punonjës të
Policisë së Shtetit, të cilët kanë si
detyrë ruajtjen e godinës së
Prokurorisë së Tiranës.
Tre policë te dera
Tre punonjës të Policisë së Shtetit
kanë qenë dje në shërbim
pranë Prokurorisë së Tiranës me
një detyrë: të mos lejonin inspektorët
e Ministrisë së Drejtësisë për
të kryer kontrolle. Me urdhër të
drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës,
Genti Xholi, punonjësit e
policisë janë vendosur në hyrje të
godinës, ku kanë debatuar për
pak minuta me disa punonjës të
Ministrisë së Drejtësisë. Këta të
fundit i bënin thirrje punonjësve
të policisë që të hynin në godinën
e prokurorisë, pasi, me urdhër të
Ministrisë së Drejtësisë, duhet të
kryenin kontrolle. Por të prerë,
pasi detyra ua lejon një gjë të tillë,
ata kanë kundërshtuar nëpunësit
e Ministrisë së Drejtësisë. Për
disa minuta, situata ishte kaotike,
ku vartësit e Alibeajt janë gjendur
të "rrethuar". Por më në fund,
kanë marrë pak "ajër" dhe janë
detyruar të largohen te porta e
jashtme e organit të prokurorisë.
Pas kësaj, patrulla e policisë ka
qëndruar në gatishmëri dhe me
urdhrin që të mos lejonte asnjë
person që të depërtonte derën e
prokurorisë, pasi institucioni që
duhej të mbronin, ishte pushim.
Por nuk ka mbaruar me kaq. Ngjarja
ka ndodhur dje paradite,
ndërsa inspektorët e Ministrisë së
Drejtësisë kanë qëndruar në hyrje
të godinës disa orë. Kur kishte
shkuar ora rreth 14:00, dhe pasi
kishin depozituar një kërkesë për
kontroll, dy inspektorët e Ministrisë
së Drejtësisë, të "lodhur"
janë larguar, pasi asnjë zyrtar nuk
i ka pritur në zyrat e Prokurorisë
së Tiranës.
Prokuroria: Kontrolli i Alibeajt? Shkel rëndë ligjin dhe Kushtetutën
Kontrolli i inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë
është kryer pa lajmëruar dhe duke shkelur ligjin
"për prokurorinë" dhe Kushtetutën. Prokuroria e
Përgjithshme reagoi dje pasdite në lidhje me kontrollin
e ministrisë. "Në lidhje me kontrollin e njoftuar nga
Ministria e Drejtësisë, sqarojmë se më datën 10.10
2008, në Prokurorinë e Tiranës, është paraqitur në orën
19:00 të mbrëmjes, pa paralajmëruar, në kundërshtim
me nenin 56 pika 3 të ligjit për organizimin dhe
funksionimin e prokurorisë, urdhri i Ministrisë së Drejtësisë
për të kontrolluar ushtrimin e ndjekjes penale ndaj
shtetasit Damir Fazliç. Sot (dje) zyrtarisht është protokolluar
urdhri i ministrit të Drejtësisë, me numër 7241/
2 i datës 10.10.2008, me objekt verifikimin e rregullshmërisë
së regjistrimit të veprave penale në Prokurorinë
e Tiranës nga data 1.09.2008-10.10.2008, i cili ka
shfuqizuar urdhrin e sipërcituar me numër 7241, dt.
10.10.2008", thuhej në njoftimin e akuzës qendrore.
Sipas saj, prokuroria po vlerëson urdhrin e depozituar
zyrtarisht të Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën do të
ketë një përgjigje zyrtare së shpejti.
"Fazliç" përplas prokurorinë me policinë
Ministria e Brendshme kërkon ndjekje penale për dy prokurorë
Çështja e biznesmenit Fazliç
ka sjellë telashe të
tjera për shtetin shqiptar,
duke përplasur ashpër
institucionet vendase.
Ministria e Brendshme ka
hequr fajin nga vetja, duke deklaruar
se prokuroria e kishte njoftuar
shumë vonë për "ndalimin" e Fazliç,
ndërkohë që edhe prokuroria e ka
larguar këtë skandal nga vetja. Në
një reagim të shpejtë, Prokuroria e
Përgjithshme ka deklaruar se ishte
njoftuar nga Aviacioni Civil se biznesmeni
i huaj do të largohej nga
Shqipëria, një orë, pasi ai është "arratisur"
nga aeroporti i Rinasit.
Kështu, "dobiçi" është lënë në dorë
të Drejtorisë së Përgjithshme të
Aviacionit Civil.
Ministria e Brendshme
Në lidhje me këtë ngjarje, Ministria
e Brendshme ka deklaruar se
do të dërgojë për ndjekje penale
dy prokurorët, të cilët kërkuan
ndalimin e biznesmenit serboboshnjak,
Damir Fazliç. Nëpërmjet
një njoftimi zyrtar, Nishani ka
reaguar ashpër ndaj prokurorëve,
të cilët kërkuan ndalimin nëpërmjet
telefonit të Damir Fazliç. Sipas
Ministrisë së Brendshme, dy
prokurorët kanë shkelur ligjet e
Kushtetutës. "Informojmë opinionin
publik se, në shkelje flagrante
të Kushtetutës së vendit dhe
konkretisht të nenit 32 pika 1, në
shkelje të Kodit të Procedurës Penale,
neni 308 dhe në shkelje të
Ligjit për të Huajt, nr. 9959, datë
17.7.2008, dy prokurorë, njëri i
Prokurorisë së Përgjithshme dhe
tjetri prokuror i Tiranës, kanë telefonuar
në orën 15:17 shefin e Komisariatit
të Rinasit e më pas dhe
drejtorin e Drejtorisë Rajonale të
Kufirit të Qarkut Tiranë, duke
kërkuar ndalimin e udhëtimit dhe
shoqërimin në ambientet e policisë
të biznesmenit me shtetësi
britanike dhe boshnjake Damir
Fazliç, në një kohë kur Fazliç ishte
larguar nga Shqipëria në orën
15:04", thuhet në deklaratën e
ministrisë së drejtuar nga Bujar
Nishani. Ministria e Brendshme
sqaroi më tej se aktualisht ka nisur
një hetim të plotë për të vendosur
para përgjegjësisë prokurorët që
nëpërmjet telefonit kërkuan të
ndalonin shtetasin e huaj Damir
Fazliç. "Kjo ministri do të kërkojë
ndjekjen penale të dy prokurorëve
që i kanë lejuar vetes një akt të tillë
në shkelje flagrante të Kushtetutës
së vendit, shkelje të hapur
të Kodit të Procedurës Penale që
përcakton qartë se kur një person
shoqërohet, dhe shkelje të hapur
të Ligjit për të Huajt", thuhet në
deklaratë, ndërsa nuk saktësohet
se për cilët prokurorë bëhet fjalë.
Madje, sipas këtij njoftimi, Ministria
e Brendshme ka akuzuar
prokurorët se kanë synuar të përdorin
policinë për krijimin e një
skandali të madh ndërkombëtar
me shtetasin e huaj Damir Fazliç.
Prokuroria
Menjëherë pas deklaratës së
Ministrisë së Brendshme ka
ardhur edhe reagimi i Prokurorisë
së Përgjithshme. "Më datën
7.10.2008, Prokuroria e Tiranës ka
regjistruar me iniciativë procedimin
penal për veprën penale të
‘pastrimit të produkteve të veprës
penale‘. Duke qenë në vazhdim të
veprimeve hetimore, më datën 8
tetor, rreth orës 12:30, Prokuroria e
Tiranës është vënë në dijeni se
Damir Fazliç ndodhej në Tiranë,
duke dhënë intervistë për një Media.
Prokurorët e çështjes, pasi
analizuan të dhënat që rezultonin
deri në këtë kohë, vendosën t‘i
bëjnë ftesë për paraqitje për të
dhënë shpjegime rreth fakteve që
i atribuoheshin këtij personi në
lidhje me veprën penale parashikuar
nga neni 287 i Kodit Penal",
shpjegoi prokuroria. Më tej sqarohet
se Prokuroria e Tiranës, duke
pasur informacion se udhëtimi i
Damir Fazliç ishte regjistruar në
Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit
Civil se për t‘u larguar nga
Shqipëria do të kryhej në orën
16:30 minuta, depozitoi dhe protokolloi
në Komisariatin e Policisë
Rinas në orën 15:06 minuta
nëpërmjet oficerëve të policisë
gjyqësore ftesën për paraqitje për
Fazliç. "Në këtë ftesë, Damir
Fazliçit i janë bërë prezente shkaqet
e ftesës në respektim të nenit 308
të Kodit të Procedurës Penale. Nisur
nga fakti se oficeri i policisë
nuk kishte mundur të kontaktonte
me shefin e Komisariatit të Policisë
së Rinasit për t‘i komunikuar
ftesën, dhe duke marrë shkas se
Fazliç ishte nisur nga Tirana për
në Rinas, rreth orës 14:30,
prokurorët komunikuan nëpërmjet
telefonit me drejtuesin e Policisë
Kufitare të Rinasit dhe shefin
e Komisariatit për t‘i bërë me dije
ftesën dhe përmbajtjen e saj, të
depozituar tashmë pranë zyrës së
Komisariatit të Policisë Rinas. Ky
lloj komunikimi verbal parashikohet
nga nenet 308, pika 4, dhe 134
pika 3 të Kodit të Procedurës Penale",
sqaroi Prokuroria e
Përgjithshme. Por sipas burimeve
zyrtare, me gjithë përpjekjet e
oficerëve dhe prokurorëve për t‘i
komunikuar ftesën për paraqitje
Fazliçit, kjo nuk u bë e mundur për
shkak se ai u largua nga aeroporti,
një orë përpara sesa ishte planifikuar
largimi i tij. Prokuroria tha
se po heton zbatimin e procedurave
ligjore të policisë në shoqërimin
e Fazliç. "Sqarojmë opinionin
publik se nga Prokuroria nuk
është nxjerrë urdhër ndalimi për
Damir Fazliç, por vetëm ftesë për
paraqitje për të dhënë deklarime
pranë organit të prokurorisë.
Prokuroria sqaron se nga oficerët
dhe prokurorët që janë marrë me
ndjekjen e procedimit penal të
regjistruar në Prokurorinë e Tiranës
nuk janë kryer falsifikime
për regjistrimin e procedimit penal",
përfundoi prokuroria.
Dosja "Fazliç", e cila po
hetohet nga Prokuroria
e Tiranës nën
akuzën e "pastrimit të
parave", është mbyllur në një
kasafortë, me qëllim që të mos
kontrollohej nga inspektorët e
Ministrisë së Drejtësisë, të cilët
prej dy ditësh nuk janë lejuar për
të kryer kontrolle në godinën e
akuzës kryeqytetase. Edhe dje, dy
nëpunës të Ministrisë së Drejtësisë
janë paraqitur para prokurorisë,
ku kanë marrë kontakte me
drejtuesin e akuzës, Genti Xholi, të
cilët i kanë kërkuar që të bënin disa
kontrolle për dosjet e pushuara.
Me urdhrin të ministrit të Drejtësisë,
Enkelejd Alibeaj, në dorë, dy
inspektorët janë paraqitur në
sportel. Por prej sportelistit kanë
marrë si përgjigje se, meqenëse
ishte e shtunë dhe ditë pushimi,
duhej të vinin të hënën. Por dy
vartësit e Alibeajt janë irrituar nga
përgjigjja dhe kanë kërkuar që të
takojnë zyrtarët më të lartë të
prokurorisë. Megjithëse kanë tentuar
disa herë, ata nuk kanë marrë
asnjë përgjigje. Pas disa minutash,
janë rrethuar nga tre punonjës të
Policisë së Shtetit, të cilët kanë si
detyrë ruajtjen e godinës së
Prokurorisë së Tiranës.
Tre policë te dera
Tre punonjës të Policisë së Shtetit
kanë qenë dje në shërbim
pranë Prokurorisë së Tiranës me
një detyrë: të mos lejonin inspektorët
e Ministrisë së Drejtësisë për
të kryer kontrolle. Me urdhër të
drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës,
Genti Xholi, punonjësit e
policisë janë vendosur në hyrje të
godinës, ku kanë debatuar për
pak minuta me disa punonjës të
Ministrisë së Drejtësisë. Këta të
fundit i bënin thirrje punonjësve
të policisë që të hynin në godinën
e prokurorisë, pasi, me urdhër të
Ministrisë së Drejtësisë, duhet të
kryenin kontrolle. Por të prerë,
pasi detyra ua lejon një gjë të tillë,
ata kanë kundërshtuar nëpunësit
e Ministrisë së Drejtësisë. Për
disa minuta, situata ishte kaotike,
ku vartësit e Alibeajt janë gjendur
të "rrethuar". Por më në fund,
kanë marrë pak "ajër" dhe janë
detyruar të largohen te porta e
jashtme e organit të prokurorisë.
Pas kësaj, patrulla e policisë ka
qëndruar në gatishmëri dhe me
urdhrin që të mos lejonte asnjë
person që të depërtonte derën e
prokurorisë, pasi institucioni që
duhej të mbronin, ishte pushim.
Por nuk ka mbaruar me kaq. Ngjarja
ka ndodhur dje paradite,
ndërsa inspektorët e Ministrisë së
Drejtësisë kanë qëndruar në hyrje
të godinës disa orë. Kur kishte
shkuar ora rreth 14:00, dhe pasi
kishin depozituar një kërkesë për
kontroll, dy inspektorët e Ministrisë
së Drejtësisë, të "lodhur"
janë larguar, pasi asnjë zyrtar nuk
i ka pritur në zyrat e Prokurorisë
së Tiranës.
Prokuroria: Kontrolli i Alibeajt? Shkel rëndë ligjin dhe Kushtetutën
Kontrolli i inspektorëve të Ministrisë së Drejtësisë
është kryer pa lajmëruar dhe duke shkelur ligjin
"për prokurorinë" dhe Kushtetutën. Prokuroria e
Përgjithshme reagoi dje pasdite në lidhje me kontrollin
e ministrisë. "Në lidhje me kontrollin e njoftuar nga
Ministria e Drejtësisë, sqarojmë se më datën 10.10
2008, në Prokurorinë e Tiranës, është paraqitur në orën
19:00 të mbrëmjes, pa paralajmëruar, në kundërshtim
me nenin 56 pika 3 të ligjit për organizimin dhe
funksionimin e prokurorisë, urdhri i Ministrisë së Drejtësisë
për të kontrolluar ushtrimin e ndjekjes penale ndaj
shtetasit Damir Fazliç. Sot (dje) zyrtarisht është protokolluar
urdhri i ministrit të Drejtësisë, me numër 7241/
2 i datës 10.10.2008, me objekt verifikimin e rregullshmërisë
së regjistrimit të veprave penale në Prokurorinë
e Tiranës nga data 1.09.2008-10.10.2008, i cili ka
shfuqizuar urdhrin e sipërcituar me numër 7241, dt.
10.10.2008", thuhej në njoftimin e akuzës qendrore.
Sipas saj, prokuroria po vlerëson urdhrin e depozituar
zyrtarisht të Ministrisë së Drejtësisë, për të cilën do të
ketë një përgjigje zyrtare së shpejti.
"Fazliç" përplas prokurorinë me policinë
Ministria e Brendshme kërkon ndjekje penale për dy prokurorë
Çështja e biznesmenit Fazliç
ka sjellë telashe të
tjera për shtetin shqiptar,
duke përplasur ashpër
institucionet vendase.
Ministria e Brendshme ka
hequr fajin nga vetja, duke deklaruar
se prokuroria e kishte njoftuar
shumë vonë për "ndalimin" e Fazliç,
ndërkohë që edhe prokuroria e ka
larguar këtë skandal nga vetja. Në
një reagim të shpejtë, Prokuroria e
Përgjithshme ka deklaruar se ishte
njoftuar nga Aviacioni Civil se biznesmeni
i huaj do të largohej nga
Shqipëria, një orë, pasi ai është "arratisur"
nga aeroporti i Rinasit.
Kështu, "dobiçi" është lënë në dorë
të Drejtorisë së Përgjithshme të
Aviacionit Civil.
Ministria e Brendshme
Në lidhje me këtë ngjarje, Ministria
e Brendshme ka deklaruar se
do të dërgojë për ndjekje penale
dy prokurorët, të cilët kërkuan
ndalimin e biznesmenit serboboshnjak,
Damir Fazliç. Nëpërmjet
një njoftimi zyrtar, Nishani ka
reaguar ashpër ndaj prokurorëve,
të cilët kërkuan ndalimin nëpërmjet
telefonit të Damir Fazliç. Sipas
Ministrisë së Brendshme, dy
prokurorët kanë shkelur ligjet e
Kushtetutës. "Informojmë opinionin
publik se, në shkelje flagrante
të Kushtetutës së vendit dhe
konkretisht të nenit 32 pika 1, në
shkelje të Kodit të Procedurës Penale,
neni 308 dhe në shkelje të
Ligjit për të Huajt, nr. 9959, datë
17.7.2008, dy prokurorë, njëri i
Prokurorisë së Përgjithshme dhe
tjetri prokuror i Tiranës, kanë telefonuar
në orën 15:17 shefin e Komisariatit
të Rinasit e më pas dhe
drejtorin e Drejtorisë Rajonale të
Kufirit të Qarkut Tiranë, duke
kërkuar ndalimin e udhëtimit dhe
shoqërimin në ambientet e policisë
të biznesmenit me shtetësi
britanike dhe boshnjake Damir
Fazliç, në një kohë kur Fazliç ishte
larguar nga Shqipëria në orën
15:04", thuhet në deklaratën e
ministrisë së drejtuar nga Bujar
Nishani. Ministria e Brendshme
sqaroi më tej se aktualisht ka nisur
një hetim të plotë për të vendosur
para përgjegjësisë prokurorët që
nëpërmjet telefonit kërkuan të
ndalonin shtetasin e huaj Damir
Fazliç. "Kjo ministri do të kërkojë
ndjekjen penale të dy prokurorëve
që i kanë lejuar vetes një akt të tillë
në shkelje flagrante të Kushtetutës
së vendit, shkelje të hapur
të Kodit të Procedurës Penale që
përcakton qartë se kur një person
shoqërohet, dhe shkelje të hapur
të Ligjit për të Huajt", thuhet në
deklaratë, ndërsa nuk saktësohet
se për cilët prokurorë bëhet fjalë.
Madje, sipas këtij njoftimi, Ministria
e Brendshme ka akuzuar
prokurorët se kanë synuar të përdorin
policinë për krijimin e një
skandali të madh ndërkombëtar
me shtetasin e huaj Damir Fazliç.
Prokuroria
Menjëherë pas deklaratës së
Ministrisë së Brendshme ka
ardhur edhe reagimi i Prokurorisë
së Përgjithshme. "Më datën
7.10.2008, Prokuroria e Tiranës ka
regjistruar me iniciativë procedimin
penal për veprën penale të
‘pastrimit të produkteve të veprës
penale‘. Duke qenë në vazhdim të
veprimeve hetimore, më datën 8
tetor, rreth orës 12:30, Prokuroria e
Tiranës është vënë në dijeni se
Damir Fazliç ndodhej në Tiranë,
duke dhënë intervistë për një Media.
Prokurorët e çështjes, pasi
analizuan të dhënat që rezultonin
deri në këtë kohë, vendosën t‘i
bëjnë ftesë për paraqitje për të
dhënë shpjegime rreth fakteve që
i atribuoheshin këtij personi në
lidhje me veprën penale parashikuar
nga neni 287 i Kodit Penal",
shpjegoi prokuroria. Më tej sqarohet
se Prokuroria e Tiranës, duke
pasur informacion se udhëtimi i
Damir Fazliç ishte regjistruar në
Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit
Civil se për t‘u larguar nga
Shqipëria do të kryhej në orën
16:30 minuta, depozitoi dhe protokolloi
në Komisariatin e Policisë
Rinas në orën 15:06 minuta
nëpërmjet oficerëve të policisë
gjyqësore ftesën për paraqitje për
Fazliç. "Në këtë ftesë, Damir
Fazliçit i janë bërë prezente shkaqet
e ftesës në respektim të nenit 308
të Kodit të Procedurës Penale. Nisur
nga fakti se oficeri i policisë
nuk kishte mundur të kontaktonte
me shefin e Komisariatit të Policisë
së Rinasit për t‘i komunikuar
ftesën, dhe duke marrë shkas se
Fazliç ishte nisur nga Tirana për
në Rinas, rreth orës 14:30,
prokurorët komunikuan nëpërmjet
telefonit me drejtuesin e Policisë
Kufitare të Rinasit dhe shefin
e Komisariatit për t‘i bërë me dije
ftesën dhe përmbajtjen e saj, të
depozituar tashmë pranë zyrës së
Komisariatit të Policisë Rinas. Ky
lloj komunikimi verbal parashikohet
nga nenet 308, pika 4, dhe 134
pika 3 të Kodit të Procedurës Penale",
sqaroi Prokuroria e
Përgjithshme. Por sipas burimeve
zyrtare, me gjithë përpjekjet e
oficerëve dhe prokurorëve për t‘i
komunikuar ftesën për paraqitje
Fazliçit, kjo nuk u bë e mundur për
shkak se ai u largua nga aeroporti,
një orë përpara sesa ishte planifikuar
largimi i tij. Prokuroria tha
se po heton zbatimin e procedurave
ligjore të policisë në shoqërimin
e Fazliç. "Sqarojmë opinionin
publik se nga Prokuroria nuk
është nxjerrë urdhër ndalimi për
Damir Fazliç, por vetëm ftesë për
paraqitje për të dhënë deklarime
pranë organit të prokurorisë.
Prokuroria sqaron se nga oficerët
dhe prokurorët që janë marrë me
ndjekjen e procedimit penal të
regjistruar në Prokurorinë e Tiranës
nuk janë kryer falsifikime
për regjistrimin e procedimit penal",
përfundoi prokuroria.