E Diel, 1 Nëntor 2026

Rrihej rregullisht nga vjehrra, mbrojtje nga policia

Identifikimi i dhunës në
familje, që nga hapja e sek
sioneve të reja në polici, ka
sjellë një sërë historish të dhimbshme.
Që nga dhuna ndaj grave,
ndaj fëmijëve apo prindërve, por
tashmë nuk mungojnë edhe rastet
ndaj burrave, fakt që s‘ka qenë
evident në vendin tonë. Megjithatë,
një rast edhe më flagrant është
shënuar dy ditë më parë në
Kombinat të Tiranës, ku vjehrra
rrihte sistematikisht nusen e
djalit. Policia tha se vetëm gjatë
ditëve të fundit, janë lëshuar shtatë
urdhra mbrojtjeje.
Vjehrra rreh nusen
Një nga këto urdhra ka të bëjë
me Marsida M., e cila do të
mbrohet nga policia, pasi është
keqtrajtuar vazhdimisht nga vjehrra
e saj, Esma K. Policia shpjegoi
se për një kohë relativisht të
gjatë, nusja dhe vjehrra nuk
kishin pasur marrëdhënie të
mira, kështu që kishin lindur
konfliktet. Në këto kushte, vjehrra
kishte goditur nusen e djalit
me mjete të ndryshme, e
shpeshherë kishte përdorur
edhe dhunë psikologjike ndaj
saj. Të njohurit e familjes kanë
denoncuar në polici dhe menjëherë
ka nisur puna për dokumentimin
e rastit. Pas këtij rasti
të rëndë, policia ka vendosur që
të ndalojë Esma K. të kontaktojë
me 20-vjeçaren e dhunuar dhe
t‘i sigurojë asaj mbrojtje.
Djali keqtrajton
babanë
Por shumë raste të tjera
dhune brenda familjes janë
shënuar në Tiranë. Burimet policore
thanë se dje në mëngjes,
Xhemal Leka, 88 vjeç, banues në
Babrru, është marrë në mbrojtje
nga policia, pasi keqtrajtohej
nga i biri. Pëllumb Leka, 31 vjeç,
dyshohet se ka ushtruar dhunë
fizike dhe psikologjike ndaj tij
gjatë kohëve të fundit. Për policinë
ka qenë i pabesueshëm ky
rast, por pasi ka kryer verifikimet
e duhura, ka mundur të zbardhë
gjithë ngjarjen. Bazuar në këto
fakte, 31-vjeçari është ndaluar të
takojë të atin, për më tepër të
ushtrojë dhunë ndaj tij. Nëse ky
rast do të përsëritet, atëherë i
akuzuari arrestohet për shkelje
të urdhrit të mbrojtjes.
Burrat rrahin gratë
Gjithashtu, në mbrojtje është
marrë edhe Natasha Hyseni, 43
vjeçe. Policia tha se asaj iu plotësua
kërkesëpadia për lëshimin e
urdhrit të menjëhershëm të
mbrojtjes, pasi bashkëshorti
Bektash Hyseni, 51 vjeç, kishte
kohë që po e keqtrajtonte fizikisht
për shkak të konflikteve
ndërmjet çiftit. E njëjta histori
është edhe me çiftin Neziraj, ku
policia ka lëshuar një urdhër
mbrojtjeje për bashkëshorten,
pasi keqtrajtohej nga burri. Policia
tha se 64-vjeçarja Fatime
Neziraj ka denoncuar se është
rrahur nga i shoqi 64-vjeçar, Sulejman
Neziraj. Gjithashtu, një rast
tjetër ka të bëjë me Renato Xaken,
27 vjeç, ndaj të cilit policia ka
nisur procedim penal. Sipas policisë,
dy net më parë, në rrugën
"Don Bosko", ai ka keqtrajtuar
bashkëshorten. Ndërsa një rast
tjetër u shënua në Kamzë, ku
Makbule Camit, 48 vjeçe, banuese
në Kamzë, iu plotësua
kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit
të mbrojtjes së menjëhershme,
pasi bashkëshorti Kujtim
Cami, 49 vjeç, ka ushtruar dhunë
fizike dhe psikologjike sistematikisht
ndaj saj.
Gratë rrahin burrat
Nga sektori i dhunës në familje
është shënuar edhe një rast
tjetër, por gruaja dyshohet se ka
keqtrajtuar të shoqin. Burimet
policore thanë se dje u plotësua
urdhri i mbrojtjes për Vladi Xhanin,
52 vjeç, banues në Laprakë.
Sipas të dhënave, dyshohet se
bashkëshortja e tij, Floresha 42-
vjeçare, ka ushtruar dhunë ndaj
tij. Policia tha se po punon ende
për sqarimin e këtij rasti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›