E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, banorët: Nuk i lëmë trojet

 

BURREL – Gjashtë familjet, të cilave iu shkrumbuan shtëpitë në Burrel kërkojnë të nisin themelet e reja në të njëjtin vend. Megjithë ofertën që kanë marrë për këto troje kundrejt një shpërblimi monetar, ata këmbëngulin se nuk kanë ndërmend të rindërtojnë diku tjetër. “Ne kemi të gjithë dokumentet për shtëpitë e djegura. Jemi të vendosur që këtu të rindërtojmë”, u shpreh njëri nga banorët, Veli Bunga. “Kemi jetuar prej më shumë se 20 vitesh këtu dhe nuk i lëshojmë këto troje. Dokumentet tona janë djegur, por nuk besojmë se ndokush do të guxojë të abuzojë me këtë fatkeqësi”, vijoi ai. Aktualisht, gjashtë familjet që mbetën në qiell të hapur pas djegies së shtëpive të tyre, janë sistemuar nga bashkia e qytetit në ish-zyrat e Tatim-Taksave. Por jeta në këto ambiente paraqitet e vështirë, pa asnjë kusht higjieno-sanitar. Ndërkohë që temperaturat e ulëta të ditëve të dimrit rrezikojnë seriozisht shëndetin e tyre.            h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›