E Diel, 1 Nëntor 2026

Ujësjellësi i shkatërruar, fond 10 milionë

 

SKRAPAR - Ujësjellësi i qytetit të Çorovodës, i cili u shkatërrua, si pasojë e prurjeve masive nga lumi i Skraparit, së shpejti do të rindërtohet. Sipas drejtorit të ujësjellësit, Luan Çuedari, ka nisur puna për ta rindërtuar pas një fondi të qeverisë akorduar nga emergjencat prej 10 milionë lekë. Sipas tij, punimet po vijojnë me ritme të shpejta, në mënyrë që të zgjidhin situatën sa më shpejt të jetë e mundur. Burime nga bashkia bënë të ditur se qyteti po furnizohet më 5 autobote derisa të përfundojnë punimet e ujësjellësit. Në Skrapar kanë mbërritur për ndihmë edhe mjetet e rënda të ndërmarrjes së bonifikimit të Beratit. Sipas burimeve, vendi ku ndodhet ujësjellësi nuk është i përshtatshëm dhe ka rrezik të sulmohet vazhdimisht nga ujërat e rrëmbyeshëm të dimrit. Por drejtuesit e ujësjellësit bënë të ditur, se për të eliminuar përmbytjet po ndërtohen mure të forta prej betoni.           d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›