E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, bllokohen tableta fostoksine në qelinë e burgut



BURREL - Bllokohen tableta fostoksine në qelitë e burgut të Sigurisë së Lartë Burrel. "Persona ende të panjohur kanë futur në qelinë e një të dënuari në sektorin C katër tableta fostoksinë", thanë gardianë të burgut. Sipas tyre nuk kishte informacion për lëndën helmuese që ishte futur në mënyrë të fshehtë në qelitë e burgut, por një kontroll i ushtruar nga policia në qelitë e sektorit ku vuajnë dënimin të dënuar me precedent të rëndë penal ka gjetur të fshehura tabletat e fostoksinës. Lajmi është bërë i ditur për Prokurorinë e Matit nga burime jo zyrtare dhe menjëherë kanë nisur hetimet për të gjetur autorët e dërgimit të lëndës helmuese në qelitë e burgut, për kë ishte adresuar ajo dhe pse nuk është raportuar si rast. Hetimet janë përqendruar dhe në mundësinë e hedhjes së tabletave në ushqimin e të dënuarve, gjë që mund të sillte ndonjë ngjarje të rrallë për burgjet shqiptare. Ngjarja është mësuar nga burime të brendshme të burgut, ndërsa ka nisur hetimin dhe Prokuroria e rrethit. është hera e parë që në qelitë e burgut të Burrelit gjendet fostoksinë, e destinuar sigurisht për eliminimin fizik të ndonjë të dënuari apo helmimin e disa prej tyre njëherësh. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›