E Diel, 1 Nëntor 2026

Prishtinë, një rrugë me emrin e Presidentit Bush



Qeveria e Kosovës vendosi dje që një rrugë kryesore në Prishtinë të emërohet me emrin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, George Bush. Qeveria e kryeministrit Hashim Thaçi e mbështeti unanimisht këtë vendim në shenjë falënderimi për angazhimin dhe përkrahjen e Kosovës. Kryeministri Thaçi tha se kjo lëvizje është “shenjë e respektit dhe falënderimit të madh shtetëror dhe kombëtar” për kontributin e Shteteve të Bashkuara për pavarësinë e Kosovës. Kështu, rruga nga hotel “Grand”, përgjatë rrugës ku ndodhet Radio Kosova e deri te Fakulteti Filologjik, do të mbajë emrin e Presidentit George Bush. Qeveria e Kosovës po ashtu premtoi mbledhjen e një fondi prej 5 mijë eurosh për ngritjen e shtatores së ish-Presidentit amerikan, Bill Klinton. Gjatë kësaj mbledhjeje të qeverisë, kryeministri Hashim Thaçi vlerësoi se ky vit ka qenë vit i sukseseve të mëdha të Kosovës, vit i vendimeve historike dhe i kurorëzimit të aspiratave shekullore të popullit të Kosovës, vit i Kushtetutës moderne, vit i njohjeve të mëdha të Kosovës.

25 Dhjetor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›