E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, kapet shpërndarësi i hashashit

 

BURREL - Policia e Dibrës njoftoi dje se kishte vënë në pranga 29-vjeçarin C.P. lindur e banues në Baz të Matit. Ai akuzohet nga efektivët e policisë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Burimet zyrtare thanë se i riu ndiqej prej tre muajsh nga policia, sepse dyshohej se ishte një nga personat që sillte lëndë narkotike në qytetin e Burrelit nga qyteti i Laçit për përdoruesit në qytetin verilindor. Pas kontrollit të ushtruar dje në mjetin e tij tip “BMË”, policia tha se kishte gjetur një sasi të pakët lëndë narkotike, të llojit hashash. Ekspertë të Drejtorisë së Qarkut Dibër kanë mbërritur në komisariatin e policisë Burrel për të kryer veprimet procedurale në lidhje me llojin e lëndës narkotike dhe plotësimin e dokumenteve për organin e akuzës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›