E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, lirohet adoleshentja e drogës

 

ELBASAN – Policia e Elbasanit arreston tre djemtë e kapur mesditën e së martës me 600 gramë heroinë, duke ngritur ndaj tyre jo vetëm akuzën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, por dhe të marrëdhënieve seksuale me të mitur. Kjo për faktin se policia ka konfirmuar se vajza 15-vjeçarja, që u kap në shoqërinë e tyre është shfrytëzuar prej tyre seksualisht. Adoleshentja nga Tirana prej kohësh qëndronte me tre të rinjtë fierakë, madje dyshohet se bashkë me ta ishte dhe përdoruese e drogës. Pasi është marrë dëshmia e saj, policia e ka lënë të lirë, për të arrestuar Bekim Dashin, 20 vjeç, Aldo Preçin, 19 vjeç dhe A.Tafën, 16 vjeç. Ata janë marrë në pyetje për të zbuluar origjinën dhe destinacionin e drogës së shtrenjtë, por nuk bëhen të ditura detaje mbi dëshmitë e tyre. Dyshohet se droga do të shpërndahej në tregun e Elbasanit. a.k

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›