E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lagjet e qytetit të Durrësit ripushtohen nga uji, probleme

 

DURRES - Durrësi kërcënohet sërish nga reshjet e pandërprera dhe moti i keq. Shiu i 24 orëve të fundit ka rikthyer rrezikun e përmbytjeve, ndonëse hidrovorët që punojnë pandërprerje po mbajnë nën kontroll vërshimin e ujërave. Moti ka sjellë vështirësi edhe në lundrim. Anijet nën 3 mijë tonë kanë qëndruar të ankoruara, ndërsa tragetet me Italinë kanë vijuar lundrimet, ndonëse gjatë tyre janë hasur vonesa 1-2 orëshe. Reshjet e dendura, të cilat kanë krijuar situatë problematike sidomos në zonat periferike, të cilat janë brenda vijës së verdhë të Bashkisë së Durrësit. Pellgjet e ujit kanë vënë në vështirësi serioze jo vetëm kalimtarët, por edhe shoferët, pasi disa segmente rrugore për disa orë kanë qenë thuajse të pakalueshme. Rruga që lidh Durrësin me qytetin e Shijakut dhe përshkon në mes Shkozetin është kthyer në tmerrin e të gjithë shoferëve dhe të banorëve. Po ashtu, vështirësi janë hasur nga përmbytjet edhe në ish-Kënetë dhe Porto-Romano. Por nga vërshimi i ujërave nuk kanë shpëtuar as lagjet qendrore të Durrësit. Vetëm një muaj më parë, Durrësi pësoi përmbytje masive, ku qindra objekte u pushtuan nga uji, por ende për pronarët nuk është akorduar ndonjë ndihmë konkrete.                                      o.u

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›