E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burrel, prokuroria dorëzon provat për Reçin

 

BURREL – Prokuroria e Matit dorëzon në gjyq provat ndaj të akuzuarit për vrasje, Luftar Reçi. Pjesa më e madhe e tyre i përkasin vendit ku u gjet trupi i pajetë i Maksim Lalës, në maj të vitit 2005. Prokuroria është ndalur në disa prova që ajo i konsideron “të forta” dhe që e implikojnë Reçin në vrasjen e Lalës. Prova e parë të cilën i pandehuri e hodhi poshtë kishte të bënte me gjetjen në afërsi të trupit të viktimës të një rrugice të qëndisur. Prokurori tha se grupi hetimor ka marrë një dëshmi nga nëna e Reçit, e cila deklaroi se ajo i përkiste motrës së të pandehurit. Ndërkohë Reçi ka kundërshtuar dje dhe dëshminë e shoferit që e ka transportuar atë me 10 maj 2005 nga Tirana në drejtim të Burrelit, e cila e implikon atë në vrasje. Teksa sekuestrimit të provave po i vinte fundi, Reçi ka paraqitur para trupit gjykues kërkesën për thirrjen si dëshmitare të një shtetaseje bullgare. Ai pretendon se ditën e vrasjes së M. Lalës ndodhej në Tiranë së bashku me këtë shtetase. Gjyqtarë e prokurorë e kanë kundërshtuar kërkesën e Reçit, duke argumentuar se ai përpiqet ta vonojë pa fund procesin, pasi seancën e ardhshme pritet që të jepet pretenca. h.p

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›