Burrel, tërhiqet OSSH, anulon faturat e familjeve të djegura
BURREL - OSSH-ja në Burrel u kërkoi dje banorëve të 8 familjeve që mbetën pa strehë për shkak se iu dogjën shtëpitë, t’iu dorëzonte faturat e energjisë. Mësohet se Drejtoria e Divizionit të OSSH-së reagoi pas ankesës së banorëve se faturat ishin të fryra. Sipas burimeve, pas një takimi që kryefamiljarët e mbetur pa strehë kanë pasur me autoritetet rajonale dhe lokale të OSSH-së, kanë marrë garanci se ata nuk do të paguajnë 28 mijë lekë të reja për periudhën 17 nëntor-18 dhjetor 2008. “Na thanë të dorëzojmë faturat që Posta na solli në shtëpi”, thanë banorët e kontaktuar. “Pas argumenteve tona se nuk kishim shpenzuar kaq shumë energji elektrike dhe pasi specialistë të OSSH-së verifikuan matësit, rezultoi se familjet tona nuk kishin shpenzuar kaq shumë energji. OSSH-ja u bind se faturat ishin plotësuar gabim dhe se ne nuk do të kishim sanksione”, u shprehën ata. Sipas banorëve, faturat e OSSH-së mbanin datën e djegies së shtëpive. Nuk është rasti i parë që OSSH u dërgon konsumatorëve fatura aforfe, madje me shifra të larta. h.p