E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetëvrasjet, Braçe: Viktimat si në Gaza

 

Pas rasteve të njëpasnjëshme të vetëflijimeve gjatë këtyre ditëve, reagoi dje nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe. Sipas tij, 331 shqiptarë e shqiptare, të çdo moshe, kudo në shtëpi, në lumë, në punë, në burg etj., u vetëvranë gjatë 2008-ës. “Raporti i kësaj masakre është 1 shqiptar në ditë, 1 i vetëvrarë në çdo 1000 shqiptarë ose për ta kuptuar përmasën e kësaj masakre dua t’ju kujtoj se në 10 ditë lufte në Gaza bombardimet pa kufij, u vranë 300 persona. Ne jemi në paqe këtu”, thuhej në deklaratën e Braçes. Ai theksoi më tej se situata po rëndohet. Në 12 ditë të janarit kanë ndodhur 16 vetëvrasje, duke paralajmëruar masakrën e re vjetore. “Vetëm të dielën dhe dje janë 5 viktima, një 55-vjeçar në burg, një fëmijë 14 vjeç në shtëpi, një nënë e dy fëmijëve në Vjosë, një tjetër nënë në shtëpinë e saj”, u shpreh Braçe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›