Librazhd, vetëvaret 19-vjeçari
LIBRAZHD - Një 19-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvarur me një litar brenda në ambientet e shtëpisë së tij, në fshatin Rrajcë në rrethin e Librazhdit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së hënës. Albert Allhidri është gjetur nga familjarët e tij rreth orës 18:25. Ndonëse ata e dërguan me shpejtësi në spitalin e Përrenjasit, ai nuk shfaqte më shenja jete. Një grup hetimor u nis drejt fshatit të largët për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që e shtynë drejt vetëflijimit të riun. Sipas familjarëve, asnjë prej tyre nuk kishte pikasur shenja shqetësuese në sjelljen e djalit, që të mund të parandalonin vetëvrasjen. Policia po punon në dy pista: atë të ndonjë debati me familjarët ose ndonjë lidhje dashurie e pashndërruar dot në realitet. a.k