Lushnja ngec me Himarën, flak 2 pikë në Roza Haxhiu
Lushnja Himara 1-1
Lushnja: Guga, Sula, Mërtiri, Hasalla, Dhima, Ruço (Canka 46), Gjoni (Çela 41′, Dervishi 60), Byzhyti, Topi, Allkanjari, Sefa . Trajner: R. Baballëku.
Himara: Dine, Goro (Gjondeda 69′), Martins, Mehmeti, Qëndro, Sako, Imeraj, Guma (Elmazi 34′), Kokona (Telushi 62′), Rrusho, Zijaj. Trajner: L. Birçe.
Shënues: Goro 60′/Dervishi 77′
Gjyqtarë: K. Cjapi, O. Grabova, N. Rrapaj (Fier)
Kartonë të verdhë: Dine, Mehmeti, Imeraj
Lushnjarët, ndryshe nga sa pritej, kanë marrë vetëm një barazim të vobektë në javën e trëtë ndaj Himarës, që debuton këtë sezon në kategorinë e parë. Në Roza Haxhiu lushnjarët kanë qenë të shpërqendruar dhe kanë pësuar një gol në minutën e 60-të dhe më pas kanë shënuar pas një goditje standarde me anë të Dervishit.
Në stadium nuk ishin më shumë se 700 tifozë dhe një përfaqësi e madhe policore dhe mediash sportive. Lushnja, edhe pse dominon në lojë, nuk arrin të shënojë, sepse aksionet e saj janë të lexueshme për Dinen, që zgjidh situatat. Me barazimin e bardhë mbyllet pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë janë verdhejeshilët që këmbëngulin, por nuk arrijnë te goli. Një gjë të tillë e bën Goro, që pas një rrëmuje në zonën lushnjare e kalon skuadrën himariote në avantazh. Nuk mund të rrinë duarkryq lushnjarët, të cilët barazojnë pak minuta më vonë me Dervishin.Topi i gjuajtur prej tij nga një goditje standarde mbërrin në rrjetën e Dines pa u prekur nga askush. Ka kontestime për treshen e gjyqtarëve nga Fieri, por këta të fundit arrinë të çojnë deri në përfundim takimin pa ndonjë problem serioz. Lushnjarët humbasin dy pikë në një ndeshje mjaft të kontestuar dhe nga vetë futbolldashësit lushjnarë dhe nga ana tjetër thellojnë krizën e një javë me parë, kur humbën në Vlorë.
Pas ndeshjes nuk pranoi të prononcohej asnjë nga trajnerët e ekipeve, ndërsa njëri nga pjesëtart e stafit himariot tha se ky barazim ishte shumë i rëndësishëm, madje duke shprehur edhe keqardhjen për faktin se i morën pikë Lushnjës. Ky barazim tregon se te Lushnja ka diçka që nuk shkon dhe që duhet rregulluar sa më parë, nëse skuadra do të jetë pretendente për në superligë.