E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iliria nuk ka fat as në Krujë, fluturonAda

Iliria Ada   1-2

Iliria: Baku, Doku, Shkëmbi, Ujka, Balliu, Ziri (Mitro 46), Kurti, S.Gjokeja, Selaci (Tali 46),Sala, Bejko. Trajner:F.Sala.

Karton i verdhë:S.Gjokeja

Ada: Bishani, Isufi, Ferlushkaj, Tota, Hoti, Kola (Doçi 46), Murati (Lini 74), Osja, Dalipi, Puka, Lifja (Gogaj 60). Trajner: S.Nikaj.

Shënues: Balliu 10 / Lifja 21, Murati 37

Gjyqtarë:L.Mustafaraj,F.Mata,E.Potomi (Tiranë).

Kartonë të verdhë: Bishani, Tota, Hoti, Doçi, Osja

Gjithëkush kishte besuar se Iliria kishte shansin më të mirë për të siguruar fitoren e parë të kampionatit. Luhej thuajse në shtëpi dhe pretendohej se ky fakt do të ndikonte për fitoren e parë, por edhe ky shans nuk u shfrytëzua dhe Iliria regjistroi humbjen e tretë, duke i ndërlikuar pozitat e saj. U duk se Iliria mezi e kishte pritur takimin dhe që në minutën e 10-të Balliu do të shënonte atë gol, që e ndezi edhe më shumë lojën. Brenda 11 minutash krijohen tri raste të pastra për shënim, madje në njërin prej tyre goditet edhe traversa, por vetëm kaq. Pikërisht në minutën e 21-të, është Lifja që shfrytëzon mjeshtërisht një gabim të mbrojtjes vendëse dhe shënon, duke barazuar shifrat.Ky gol ndikon ndjeshëm te futbollistët e Ilirsë, të cilët, duke u angazhuar në veprime individuale, nuk arrijnë të bëjnë asgjë. Miqtë luajnë më të organizuar dhe me pasime të gjata e të saktë. Pikërisht kjo bën që në minutën e 37-të skuadra mike të shënojë edhe golin e dytë, që ka për autor Muratin, i cili nuk e fal gabimin e dytë të mbrojtjes fushëkrujase. Ky gol I shkatërron përfundimisht shpresat e vendësve, të cilët nuk e marrin veten deri në fundin e pjesës së parë. Dy trajnerët e nisin pjesën e dytë me zëvëndësime, duke shpresuar në ndryshimin e rezultatit. Iliria është më kërkuese dhe Ujka jep sinjalin e parë, kurnë minutën e 56-të, me një goditje me kokë, e detyron portierin Bishani të bëjë një pritje shpëtimtare. Por vetëm kaq, sepse më pas miqtë nga Velipoja ushtrojnë një trysni të shumfishtë në portën e vendësve, duke e rrezikuar jo pak atë. Vetëm fati bën që shifrat të mos ndryshojnë. Ndërkohë që minutat kalojnë, futbollistët e Ilirisë kujtohen të sulmojnë dhe kërkojnë të paktën të mos dalin pa pikë, por tashmë është shumë vonë. Edhe ato dy raste që krijohen me Bejkon dhe Kurtin nuk sjellin gol. Madje, në rastin e dytë, Kurti gabon 4-5 metra me portën e boshatisur, duke gjuajtur mbi traversë.

Trajnerët

Fatmir Sala, trajner i Ilirisë: Nuk u prononcua

Samuel Nikaj, trajneri i Adës: Normalisht ishim përgatitur për një rezultat pozitiv, por jo krejt të bindur për fitore, sepse ne i dijmë vlerat e Ilirisë, që vinte pas dy humbjeve radhazi. Bëmë një lojë të kujdesshme dhe kundërsulmuam. Nuk e kishim menduar një fillim kaq të bukur të kampionatit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›