“Burri duke vdekur në shtëpi, unë më se një muaj në sportel për pasaportën e djalit”

09/05/2005 Denocnon nëna 74-vjeçare
BERAT - Një nënë 74-vjeçe, Hava Bajrami, banore e lagjes “Donika Kastrioti”, ka mëse dy muaj, që pret për të marrë pasaportën e djalit, i cili do të vijë të shikojë babain në Shqipëri. Ky i fundit, është i sëmurë dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Më ka ardhur dekumenti (prokura) nga Greqia që në datën 26 mars të këtij viti dhe që nga ajo ditë, kam ardhur thuajse përditë në komisariat dhe ende nuk e kam marrë pasaportën për djalin tim, Krenarin“, tregon Havaja.
“Pas mëse 20 ditësh, munda të fus dekumentat në zyrën e pranimit të pasaportave, me ndërhyrjen e komisarit Luan Hyseni, pasi vetë nuk e takova, po kështu më tha polici që më thirri për të dorëzuar dekumentat. Atë ditë ishte data 15 prill 2005. Që nga ajo ditë e deri tani, ende nuk e kam marrë pasaportën. Ndërsa plaku me thotë përditë, “Ik merr pasaportën se do vdes, e nuk do ta shoh dot djalin”. Nuk e di ku pengohet puna dhe nuk di ku të ankohesh, se askush nuk të pret, unë çdo ditë, sa gdhihet, vij këtu para sportelit dhe pres se mos dikush më thërret emrin por, deri tani, askush nuk po më ndihmon”, thotë e moshuara, e cila si problem tjetër, shton edhe radhën e stërzgjatur para sportelit, ku ajo nuk mund të futet.
“Tek sporteli i pasaportës, unë nuk hyj dot pasi, aty kam vënë re se burrat të hipin në kokë për të futur pasaportat, dhe nuk ka rradhë për tu futur dhe për të pyetur. Edhe komisarin e ka takuar një njeriu im dhe, ai ka mbajtur shënim emrin në kalendar dhe që nga ajo ditë e deri tani, kanë kaluar mbi 8 ditë, dhe askush nuk më kthen përgjigje”, tregon gruaja.
Ajo ka arritur të pyesë edhe shefin e pasaportave, Fatmir Hazizin, dhe ai i ka thënë se ende dekumentat nuk kanë mbushur 20 ditë nga shpallja nga policia pasi, pasaporta eshtë me gjobë.
Gruaja pretendon se atë ditë që pagoi lekët për pasaportën, pagoi edhe lekët e gjobës, pra, ka paguar 100 mijë lekë (të vjetra).
Komisari Luan Hysenaj
“Për më shumë pyesni në sportel“
I kontaktuar nëpërmjet telefonit, komisari Luan Hysenaj përgjigjet.
“Ik pyet tek sporteli ku janë dorëzuar dekumentat për aplikim për pasaportë”.
Shefi i zyrës së pasaportave, Fatmir Hazizi
“S’është plotësuar afati”
“Ende te mua nuk kanë ardhur dekumentat, ndërsa nuk janë mbushur ditët që duhet të rrijë në këtë zyrë nga dita e shpalljes, duke marrë parasysh ditën që janë dorëzuar dekumentat, të cilat duhet të mbushin 20 ditë”.
Precedenti/ Një muaj më parë
Nuk i jepnin pasaportë për vajzën e sëmurë tentoi djegien te hyrja e komisariatit
Denoncimi i procedurave të pasaportave në Berat, është i përsëritur. Rreth një muaj më parë, 47-vjeçari Selman Bufi, banor i lagjes “Barrikada”, tentoi të digjej duke u lyer me benzinë para komisariatit, për arsye se ky komisariat nuk i jepte pasaportën e vajzës së sëmurë. Të afërmit e Selman Bufit, bënë të ditur se vajza e tij do të shtrohej në spitalin e Patras të Greqisë, për të transplatuar veshkën, që do t’ia dhuronte vetë i ati, por policia e gënjente për paisjen me pasaportë.