E Diel, 1 Nëntor 2026

Mirandolina e bukur zgjedh zemrën

09/05/2005  Të shtunën në mbrëmje garoi trupa e teatrit "Migjeni" të Shkodrës, me veprën"Mirandolina” e autorit K.Goldon dhe regji të E.Mëhillit. Drama edhe pse e shekullit të kaluar, është aktuale dhe ngrihet mbi paragjykimet njerëzore. Mirandolina është zonja e bukur, pronare e një bujtine që falë bukurisë së saj bëhet e pëlqyeshme për shumë meshkuj admirues që shkojnë në bujtinë vetëm për të parë atë dhe për t'u dashuruar me këtë grua të rrallë dhe me zemër të madhe. Gruaja refuzon gjithë admiruesit e pasur që kërkojnë të blejnë zemrën e saj me pasuri dhe më në fund zgjedh shërbëtorin e saj. Motivi i dramës është i qartë: njeriu duhet të zgjedhë zemrën dhe jo pasurinë. Në dramë luajnë aktorët Paskualina Shllaku, Anton Krasaj, Agron Dizdari, Merita Smaja, Ramiz Rama, Bruno Shllaku, Gjovalin Gjoni, dhe Rajmonda Marku. Sipas aktorit Agron Dizdari që luan rolin e një konti, i cili kërkon t'i rrëmbejë zemrën gruas së bukur të bujtinës, drama është aktuale dhe shumë e ngrohtë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›