Burri e rrihte përditë, gruaja e denoncon në polici
19/02/2009 Gjykata lëshon urdhrin e mbrojtjes
TIRANË- Një grua që dhunohej nga bashkëshorti i saj është marrë në mbrojtje nga gjykata e Tiranës. Burimet policore thanë se oficerët e Policisë Gjyqësore pranë komisariatit të policisë nr. 6 Tiranë, në bazë të ligjit nr. 9669, dt. 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, kanë plotësuar kërkesë padinë për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes për shtetasen S.A, banuese në Kombinat Tiranë, pasi bashkëshorti i saj shtetasi Xh. A. 46 vjeç, lindur në Vlorë dhe banues në Kombinat Tiranë, i dënuar më parë për plagosje, ushtron në mënyrë sistematike ndaj saj dhunë fizike dhe psikologjike.
Kërkesë padia ju dërgua gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë. Ndërsa paralelisht shtetases së lartpërmendur iu mor kallëzim penal për veprën penale të “dëmtimeve të tjera me dashje” dhe “kanosjes” në ngarkim të bashkëshortit të saj shtetasit XH. A., parashikuar nga nenet 90 dhe 84 të Kodit Penal. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Tiranë. Sakaq, shifrat e dhunës në familje sa vijnë e shtohen, ku vetëm për vitin që lamë pas numri i grave të dhunuara shkonte përafërsisht në 400, teksa me qindra raste të tjera mbeten të padenoncuara, për shkak të ngurrimit që kanë gratë dhe frikës nga bashkëshortët e tyre.