E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria “u lë në dorë” akuzat 14 ushtarakëve

19/02/2009  Për Gërdecin u komunikohet akuza e “shpërdorimit të detyrës” punonjësve të ushtrisë

TIRANE- Nga dita në ditë Prokuroria e Përgjithshme vazhdon procesin e komunikimit të akuzave për personat që dyshohet se nuk kanë zbatuar detyrën e tyre, për sa i përket mënyrave të përzgjedhjes dhe vënies në punë të fabrikës së çmontimit të municioneve në fshatin Gërdec të Vorës. Burime pranë organit të akuzës shqiptare thanë se janë plot 14 persona që u është komunikuar ditën e djeshme akuza e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”. Pikërisht këtë të fundit Prokuroria ia ka “deleguar” drejtorit të uzinës mekanike të Gramshit, Fiqiret Mato, dhe drejtorit të kombinatit mekanik në Poliçan, Lavdi Shatos. Ndërkohë që akuza për shpërdorim detyre u është komunikuar tre ish-anëtarëve të Komisionit të Çmimit të Fishekëve, Rezart Tershanës, Besin Dautit dhe Agim Babametos. Por akuzës së shpërdorimit të detyrës nuk i kanë shpëtuar as komisonierët që përcaktonin çmimin e municioneve të kalibrit të rëndë. Ata janë Gëzim Oshafi, Denis Hajdari, Jorgo Mino dhe Fatbardh Kuçi. Gjithashtu e njëjta akuzë është komunikuar dhe për katër anëtarë të Komisionit të Kategorizimit të Municioneve, Zenun Cero, Hysni Çoçka, Hilmi Lacaj, Dashnor Çaushi dhe Fahri Toska. Këta të pandehur e ushtronin veprimtarinë e tyre në bazë të urdhrave që merrnin nga ndarmarrja shtetërore MEICO, Shtabi i Përgjithshëm si dhe Ministria e Mbrojtjes. Pak ditë më parë, Prokuroria e Përgjithshme komunikoi akuzën e shpërdorimit të detyrës edhe për ish-ministrin Fatmir Mediu dhe ish-drejtues të lartë të Shtabit të Përgjithshëm dhe Ministrisë së Mbrojtjes, mes të cilëve ish-shefin e shtabit Luan Hoxhën, ish- zv/shefin e shtabit Agim Lala si dhe dy gjeneralët Shpëtim Spahiu e Zija Bahja. Aktualisht Prokuroria po verifikon dëshmitë e personave të pandehur, pasi sipas ekspertëve nga të dhënat e tyre mund të dalin “degëzime” të tjera hetimore. Mësohet se menjëherë pas komunikimit të të gjitha akuzave, Prokuroria e Përgjithshme do të fillojë të përpilojë kërkesën për gjykim për të pandehurit e çështjes “Gërdeci”. Ndërkohë që pas kopsitjes të dosjes si dhe njohjes së palës mbrojtëse me provat e Prokurorisë, kërkesa e gjykimit do t’i kalojë Gjykatës së Lartë, ku dhe do të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit.

Uzinat Ushtarake

1. Fiqiret Mato, Drejtor i Uzinës mekanike Gramsh, për falsifikim dokumentesh.

2. Lavdi Shatro, Drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan për falsifikim dokumentesh

Komisioni i Çmimeve të Fishekëve

1. Rezart Tërshana

2. Besnik Dauti

3. Agim Babameto

Komisioni i Çmimeve të Municioneve të Rënda

1. Gëzim Oshafi

2. Denis Hajdari

3. Jorgo Mino

4. Fatbardh Kuci

Komisioni i Kategorizimit të Municioneve

1. Zenun Fero

2. Hysni Cocka

3. Hilmi Lacaj

4. Dashnor Caushi

5. Fari Toska

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›