E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incesti, djemtë e xhaxhait lënë shtatzënë 18-vjeçaren

19/02/2009  Zbulohet pas 7 muajsh nga prindërit. Në kërkim i madhi, nën hetim kushëriri minoren

ELBASAN-Një 18-vjeçare përdhunohet nga kushërinjtë, ndërsa zbulohet se është shtatzënë 7 muaj më pas në spital. Historia është zbuluar nga mjeku që e ka marrë dje në vizitë vajzën 18 vjeç nga fshati Plangaricë duke konfirmuar edhe shtazanin e saj.

Rrëfimi

Vajza ka rrëfyer se 7 muaj më parë teksa ishte duke kullotur bagëtitë në fshatin Plangaricë, ku edhe jeton, është përdhunuar nga dy kushërinjtë e saj. Vajza e kërcënuar nuk ka treguar gjë në shtëpi, por vetëm dy ditë më parë do të zbulohej gjithçka. Vajza me inicialet N. Ç. kishte filluar të ankohej për dhimbje dhe ishte në gjendje jo të mirë dhe këtë herë prindërit janë nisur drejt Elbasanit edhe pse rruga nga ky fshat është e vështirë dhe e largët. Teksa e kanë çuar në urgjencë për dhimbjet që kishte, ata kanë marrë si përgjigje shtatzëninë. I gjendur përballë kësaj situate babai i vajzës SH. Ç. ka marrë vajzën dhe kanë bërë kallëzimin në polici. Menjëherë për këtë ngjarje është komunikuar me Prokurorinë për të miturit në Durrës. Pas hetimeve paraprake dhe konfirmimeve të marra agjentët e policisë kanë përcjellë prova e dëshmi prokurorit të çështjes në Durrës për autorësinë. Ky i fundit nisur nga dëshmitë e të dhënat në dispozicion ka vendosur shpalljen në kërkim policor të shtetasit B. Ç. i lindur në vitin 1990 me banim në Plangaricë dhe ndjekjen në gjendje të lirë për të vëllain e tij M. Ç. i vitlindjes 1993.

Policia konfirmoi se vajza ka deklaruar se është përdhunuar nga dy kushërinjtë. Menjëherë ndaj dy të rinjve, një prej të cilëve ende i mitur ka filluar procedimi penal. Pas shoqërimit njëri prej djemve do t’i duhet të paraqitet pranë Prokurorisë. Mësohet se 18-vjeçari është larguar për në Greqi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›