E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri ndryshon dëshminë: E vrava gruan për xhelozi

Itali
Gjykata e lë Shkëlqim Konin në arrest me burg, ndërsa dy fëmijët jetimë dërgohen në një qendër

Emigrantja shqiptare, që mbeti e vdekur nga dora e të shoqit u ther me tri thika në fyt, pas një sherri për xhelozi, që erdhi në irritim e sipër. Këto janë të dhënat më të fundit që nxjerr hetimi në Itali pas një dëshmie të re të të shoqit. Rudina Koni, 33-vjeçarja që jetonte prej vitesh familjarisht me dokumente të rregullta në Itali, ndërroi jetë, pasi u qëllua pak ditë më parë nga i shoqi Shkëlqim Koni. I dyshuari, të cilin në zonën e Martinsicuros ku jetonte të gjithë e thërrisnin Xhimi, ndodhet tashmë në burgun lokal, kurse dy fëmijët e tyre janë dërguar në një qendër sociale në Ascoli. Autopsia e kryer në spitalin shtetëror të Teramos, nxori se 33-vjeçarja Rudina Koni ishte qëlluar tri herë me thikë në fyt, duke marrë plagë vdekjeprurëse. Në dëshminë e tij, emigranti 45-vjeçar ka pranuar se ishte ai që i mori jetën të shoqes 12 vjet më të re dhe pohoi se krimin e kishte kryer menjëherë pas një sherri, me një thikë kuzhine. Ndërsa ka pohuar se nuk kishte aspak ndërmend të vriste gruan, por e ka qëlluar atë në kushte të gjaknxehtësisë, pa e kontrolluar dot veprimin që po bënte. Ndihesha shumë xheloz ndaj time shoqeje dhe sytë m’u errën kur e bëra atë që bëra”, ka deklaruar në dëshminë e tij Shkëlqim Koni, i njohur si Xhimi. E gjitha kjo ka ndodhur ndërsa dy fëmijët e tyre, 4 dhe 7 vjeç, flinin në dhomën e tyre, pak metra më tutje.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›