E Diel, 1 Nëntor 2026

FBI kërkon ekstradimin në SHBA të shqiptarit

Gazmir Gjoka

Prokuroria shqiptare kërkon ekstradimin e Gazmir Gjokës në SHBA, pasi është arrestuar në Tiranë për llogari të FBI-së. Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje me Amerikën për ekstradimin e shqiptarëve, megjithëse arrestohen në atdhe. Akuza qendrore, duke marrë kërkesën e FBI-së, i ka kërkuar gjykatës që të verifikojë kushtet e Gazmir Gjokës. Kërkesa mban numrin 335 dhe do të gjykohet nga gjyqtari Ridvan Hado. Gazmir Gjoka, ndaj të cilit autoritetet e drejtësisë në Nju Xhersi kanë marrë masën e sigurisë “arrest me burg”, bashkë me disa shqiptarë të tjerë kishte arritur t’i shpëtonte një operacioni të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndaj një organizate të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, i zhvilluar në mars të këtij viti. Organizata akuzohej edhe për trafik armësh, cigaresh dhe kontrabandë, pastrim parash e vrasje. Operacioni u kodua “Shqiponja e Zezë”, për shkak të numrit të madh të shqiptarëve në këtë rrjet trafikimi.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›