Trafikoi 4.6 kilogramë heroinë, në gjyq Kristaq Musha
Mbyllen hetimet për trafik droge
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përfunduar hetimet për të pandehurin Kristaq Musha, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai është kapur në flagrancë gjatë kontrollit nga policia në pikën kufitare të Kakavijës, ndërsa në përballjet në gjykatë ka mohuar gjithçka. Sipas kërkesës për gjykim ai ka tentuar të kalonte për në tokën greke 4.650 kg heroinë, të cilën e kishte fshehur në aparatin e fshirëseve të xhamave të makinës së tij. Sipas prokurorisë, i pandehuri ka qenë duke kaluar me automjetin e tij tip “Volksvagen-Pasat” me targa greke ATE 7507. Ai është banues në fshatin Portëz të rrethit të Fierit dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë i është gjetur një sasi e konsiderueshme droge. Musha, emigrant, udhëtonte për në Athinë, kur policia i gjeti disa pako me heroinë.
#