E Shtunë, 31 Tetor 2026

Burri xheloz, shet gruan në internet

 

Pol Osborn, burri britanik 44 vjeç, ka vendosur të hakmerret ndaj së shoqes tradhtare duke e vendosur në shitje në sitin e internetit eBay. Lajmërimi doli ditët e mëparshme në sitin anglez të shtëpisë së mirënjohur të ankandeve online. Dhe njoftimi ishte shumë i drejtpërdrejtë: "I shes ofruesit më të mirë një grua gënjeshtare dhe tradhtare".

Ankandi filloi nga 0.01 stërlina dhe arriti 500 stërlina në shumë pak kohë.

Sapo u fut në sit, njoftimi bëri menjëherë xhiron e botës dhe tani Poli ka përfunduar në telashe dhe policia po analizon situatën për të parë nëse është kryer ndonjë shkelje. Gjesti nisi pas zbulimit që bjondja tërheqëse Sharon, 24 vjeç, kishte një marrëdhënie jashtëmartesore me shefin e saj.

"Qarkullonin zëra që nuk më pëlqenin -ka shpjeguar burri- dhe vendosa që të bëj një kontroll. Fillova të përgjoj e-mailet e gruas sime dhe kuptova se ato zëra kishin themel. Në e-mail ata të dy flisnin për jetën e tyre seksuale dhe po planifikonin të ardhmen e tyre".

"Ndihem i shkatërruar dhe kështu vendosa që të publikoj në eBay atë njoftim, një mënyrë për të ma paguar. Por më pas e kuptova se kisha bërë një gjë të gabuar, por tashmë ishte tepër vonë, ofertat për gruan time fluturonin"- ka thënë Pol Osborn, burri i lënduar nga tradhtia e së shoqes Sharon.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›