"Burrin e vrava se pinte alkool"
"Im shoq u qëllua me thikën, me të cilën po më kërcënonte mua dhe dy prindërit e mi".
Fatos Mahmutaj
Vitore Suçi, 28-vjeçarja nga Paskuqani, mes lotësh shpjegoi dje në gjykatë tmerrin që kishte përjetuar për një muaj rresht nga personi, me të cilin kishte vendosur të ndante shtratin bashkëshortor. Duke treguar për ngjarjen e rëndë të mesditës së të hënës 28-vjeçarja me origjinë nga Burreli, tregoi fillimisht shenjën e një plage të rëndë, që i kishte shkaktuar i shoqi me thikën, më të cilën më pas ai u qëllua për vdekje. "Kisha pak më tepër se dy javë që bashkëjetoja me Mirash Dodën, person të cilin ma kishte prezantuar motra e tij. Por sapo nisëm të jetonim bashkë, ai më mori celularin dhe e shiti. Paratë i shpenzoi brenda dy ditësh nëpër lokale të ndryshme dhe pas kësaj më mori edhe ca para, rreth 70 mijë lekë, që i kisha të miat. Pasi i shpenzoi edhe këto më kërkoi që të shkoja te prindërit dhe të merrja ca para. Mora njëherë, por më pas e kisha të vështirë", pohoi ajo, duke shtuar se me mendimin për të rregulluar sadopak gjërat, kishte takuar prindërit e tij, të cilët i kishin thënë shkurt: "Djali jonë nuk është për nuse, pasi qëndron gjithë kohës i dehur. Ndahu nga ai dhe shko në shtëpinë tënde". Ditën e krimit, 28-vjeçarja pohoi se bashkë me prindërit e saj kishte shkuar për të marrë sendet e veta, por ishin pritur me dhunë nga viktima Doda. Ky nën kërcënimin e një thike që mbante në dorë kishte nisur të ushtronte dhunë mbi bashkëshorten dhe dy prindërit e saj. Kjo, duke u përpjekur të mbronte prindërit e moshuar, merr një goditje thike në shpatullën e djathtë dhe krah, por fatmirësisht prerja nuk ishte e thellë. Në këtë moment duke u përleshur me bashkëshortin, për t'i hequr thikën nga duart, ai e drejton tehun nga vetja ndërsa ajo i shtyn dorën duke i dhënë një goditje fatale poshtë zemrës. Pak minuta më vonë ai ndërron jetë si pasojë e plagës, duke mos arritur të mbërrinte gjallë në Spitalin Ushtarak ku u dërgua me urgjencë. Pas rrëfimit të gruas, prokurori që kishte drejtuar hetimet paraprake i komunikoi asaj akuzën "vrasje në kushtet e mbrojtjes së nevojshme" dhe i kërkoi gjykatës mbylljen e saj në qeli deri në përfundim të hetimeve. Sipas përfaqësuesit të akuzës gjatë kësaj kohe ajo do t'i nënshtrohet ekzaminimit psikiatro-ligjor. Ndërkohë në bazë të autopsisë dhe analizave toksikologjike të bëra viktimës Mirash Doda, 40-vjeç, ai ka rezultuar të kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli pak çaste para ngjarjes ku humbi jetën.
Akuza: Vrasje për vetëmbrojtje
Shitja e sendeve të bashkëshortes dhe detyrimi i saj për t'i marrë para prindërve, në mënyrë që burri të konsumonte dozën e përditshme të alkoolit, u konsiderua dje nga Gjykata e Tiranës si rrethanë lehtësuese ndaj gruas së arrestuar për vrasjen e burrit. Por, duke vlerësuar procedurat ligjore, gjykata u shpreh se gjatë gjykimit të çështjes në themel kjo do të ishte arsyeja për të kualifikuar veprën penale në "vrasje në kushtet e mbrojtjes së nevojshme".