E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dielli i fortë i merr jetën 58-vjeçarit

LUSHNJE – Gjendet i vdekur një 58-vjeçar në mes të qytetit të Lushnjës. 

Temperaturat e larta duket se kanë qenë fatale për jetën e Vasil Miles, trupi i të cilit u gjet buzë një kanali, në rrugën hyrëse të qytetit. Disa banorë të lagjeve përreth kanë vënë re viktimën, i cili nuk lëvizte prej disa minutash. Fillimisht e kanë thirrur, duke menduar se e kishte zënë gjumi, por siç kanë treguar vetë ata, përpjekjet kanë qenë të kota.
“U afrova bashkë me vajzën time për ta përmendur, por nuk lëvizi.  Lajmëruam me vrap spitalin, një ekip mjekësh për t’i dhënë ndihmën e parë, por gjithçka ishte e kotë për të”, thotë një dëshmitare, e cila ka lajmëruar ambulancën. Sipas mjekëve mendohet se vapa e madhe i ka provokuar humbjen e jetës. Ndonëse sipas të afërmve 58-vjeçari kishte shfaqur shenja depresioni, ai nuk kishte shfaqur probleme fizike. Gjatë ditëve të fundit, pavarësisht ngritjes së temperaturave, ai i kishte shtuar orët e qëndrimit në diell.                                   m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›