Vrasja e Trokthit, shoqërohen në komisariat 25 persona
LAÇ – Vrasja e 31-vjeçarit Eris Trokthi çon në polici 25 persona. Të njohur të tij apo persona me të cilët ka pasur konflikte vitet e fundit janë marrë në pyetje, me qëllim të ndihmojnë grupin hetimor për të zbardhur krimin.
Dëshmitë kyçe deri tani janë dy, sipas policisë: ajo e 20-vjeçares L.B., me të cilën udhëtonte viktima si dhe kushërëri i tij, me të cilin ishin shkëmbyer pak minuta para ekzekutimit. Sipas dëshmisë së vajzës sapo kishin dalë nga shtëpia e një të afërmi të Trokthit, kanë udhëtuar pak minuta, kur në afërsi të shinave të trenit kanë parë një person me skafandër në kokë dhe me automatik në dorë. “Dalja e tij mbi shina ka qenë e menjëhershme, pasi mesa duke ai ka pasur informacion të saktë mbi lëvizjen tonë. Sapo ne i jemi afruar në një distancë vetëm tre metra larg, ai ka qëlluar me armë mbi makinën ku ndodheshim ne. Në këto momente Erisi ka ndaluar makinën dhe ka zbritur prej andej duke u larguar me shpejtësi, por atentatori e ka ndjekur duke e qëlluar edhe 7 herë të tjera mbi të derisa sa ai ka rënë në tokë duke e lënë të vdekur në vend. Mua personalisht nuk më ka folur fare dhe as më ka qëlluar, por është larguar me motor me shpejtësi”. Jo shumë larg vendngjarjes ka qenë dhe kushëriri i 31-vjeçarit. Sipas vajzës, kushëriri ishte fshehur fillimisht nga frika, duke dalë vetëm në momenti që policia mbërriti në vendngjarje. Edhe i afërmi i viktimës ka pohuar se ai nuk e ka njohur autorin, pasi ishte i maskuar. Ekpertiza mjekësore mbi trupin e Trokthit ka nxjerrë konkluzionin se vdekja i është shkaktuar nga goditja me 15 plumba, ndërsa është qëlluar 20 herë me kallashnikov. Burime zyrtare të policisë së Kurbinit shprehen se vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje, nisur edhe nga konfliktet që ka pasur Eris Trokthi me personat të tjerë në Laç. Ndërkohë, policia nuk përjashton mundësinë se Trokthi të jetë viktimë e hakmarrjes së ngjarjes së ndodhur me 28 prill 2004, ku ishte edhe objekt asgjësimi pas konfliktit që kishte ndodhur në mes tij dhe Gjon Mengës. Ndërkohë që Menga vazhdon akoma të jetë i lirë, ndonëse është dënuar me 25 vite burg, për këtë krim, ku mbeti një person i vdekur dhe u plagosen edhe gjashtë persona të tjerë. r.n