E Diel, 1 Nëntor 2026

Patozi: Programi i Ramës, nuk mund të fitojë besimin e shqiptarëve

Nënkryetari i Partisë Demokratike Astrit Patozi ka vijuar takimet me banorë të komunave, Xhafzotaj, Gjepalaj dhe Katund i Ri në Durrës. Duke u ndalur tek alternativa që ofron e majta, nënkryetari demokrat tha se programi që shpalli dy ditë më parë kryetari i opozitës Edi Rama nuk mund të fitojë besimin e shqiptarëve. Ai e quajti atë si prologu i një humbje që socialistët kanë filluar ta ndjejnë. Në bisedën me ta kreu i grupit parlamentar demokrat, tha se maxhoranca do të hyjë në këto zgjedhje me një koalicion të madh, duke theksuar se një koalicion i tillë i dha Shqipërisë në katër vjet një progres të dukshëm në shumë fusha, ku përmendi anëtarësimin në NATO dhe afrimin me Bashkimin Evropian. Patozi garantoi se kursi i reformave do të jetë i pandalshëm dhe do të fillojë që në vitin e parë të mandatit të dytë me liberalizimin e vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›