Bursa studimi për 10 më të mirët e Maturës Shtetërore
Autori i Lajmit: red.
Dhjetë studentët më të mirë të universiteteve shtetërore do të mbështeten me ndihmë financiare deri në përfundim të studimeve, kundrejt rezultateve të shkëlqyera gjatë çdo viti akademik. Bursat universitare me vlerë 15 000 lekë në muaj do të mundësohen nga kompania e telefonisë celulare AMC, e cila zhvilloi dje në Galerinë Kombëtare të Arteve ceremoninë e shpërndarjes së këtyre bursave për studentët më të mirë të përzgjedhur në degët inxhinieri informatike, telekomunikacion, inxhinieri elektronike, ekonomik, dalë nga konkurset e sivjetshme të Maturës Shtetërore. Këshilltari për Arsimin i Kryeministrit, prof. dr. Myqerem Tafaj, i ftuar në këtë ceremoni, pasi falënderoi drejtorin ekzekutiv të AMC-së për shpërblimin e studentëve më të mirë përmes bursave, vlerësoi se “kjo inciativë e marrë është një kontribut i vlefshëm për motivimin e studentëve më të mirë”. Nga ana tjetër, vijoi Tafaj, hulumtimi i studentëve më të mirë dhe nxitja e tyre, i shërben në të njëjtën kohë edhe vetë kompanive private, pasi mund të pasurojnë stafin e tyre me studentë të kualifikuar. “Ky është një bashkëpunim i frytshëm, i cili duhet të zgjerohet më tej”, - tha rektori i Universitetit të Tiranës, prof. dr. Dhori Kule. Ai theksoi se bashkëpunimi aktiv me sektorin privat duhet të ecë paralelisht me ritmet e masivizimit të arsimit të lartë, për të gjeneruar punësim. “Ka ardhur koha që për investimet në sektorin e arsimit, të bashkëpunohet me kompani private, në mënyrë që kontributi i tij të orientohet drejt arsimit”, - u shpreh rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. dr. Jorgo Kaçani, duke vlerësuar se inciativa e AMC-së duhet të shihet si një shembull në këtë drejtim. Drejtori Ekzekutiv i AMC-së, Stefanos Oktapodas, pasi përgëzoi studentët për rezultatet e arritura i inkurajoi ata për të vazhduar më tej në rrugën e nisur. “AMC është mjaft e interesuar që rezultatet e studentëve edhe në vitet në vazhdim të jenë maksimale, pasi në këtë mënyrë krijohen kapacitete elitare që do të vazhdojnë të kontribuojnë në rritjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 07/11/2008