E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa/Nafta kalon 81 dollarë

Çmimet e naftës të premten e kaluar kanë arritur mbi 81 dollarë për fuçi, pak më poshtë rekordit të këtij viti, duke pasqyruar besimin e investitorëve që ekonomia botërore po rimëkëmbet.

Nafta e lehtë (light) bruto për kontratat e lidhura të dhjetorit ka humbur dy cent dhe shitet me 81,17 dollarë një fuçi.

Çmimet kanë arritur në 82 dollarë për fuçi në fillim të javës, më të lartat që nga tetori i vitit 2008. Në muajin dhjetor të vitit të kaluar, nafta shitej për vetëm 32 dollarë për fuçi, kurse në korrik preku rekordin 145 dollarë. Ndërkaq, në Londër, nafta Brent e Detit të Veriut u rrit për dy cent dhe shitet me 79,53 dollarë. Sa i takon tregut tonë nuk ka pasur ndryshime të theksuara të çmimit të naftës, ndikuar ndoshta edhe nga kursi i dobët i dollarit, valutë që shërben për blerjen e karburantit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›