E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-pronaret, perfitim dhe nga fondi i kompensimit fizik

Agjencia Kombetare e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, (AKKKP), do te kompensoje kete vit me fondin prej 500 milion leke ish-pronaret, por po punon gjithashtu edhe per krijimin e fondit fizik te kompensimit. Kete vit per kompensimin financiar, procedurat do te jene te njejtat me ato qe u aplikuan gjate vitit 2007, kur perfitues ishin ata ish-pronare, te cilet kishin me te hershme vendimet e komisioneve te kthimit te pronave. Procesi kete vit lehtesohet edhe nga fakti qe tashme AKKKP ka harten e vleres se cmimeve te trojeve dhe tokave per te gjithe territorin e vendit, c'ka pritet te zgjeroje harten gjeografike te kompensimit financiar.
Por, ceshtja kryesore qe mbetet tashme, eshte krijimi i fondit fizik te prones shteterore te tokave, qe do te pershpejtoje plotesimin e kerkesave te tyre me kthim fizik te tokes. Kete muaj, do te ngrihet nje grup pune me perfaqesues nga institucionet pergjegjese per krijimin e fondit fizik, te nevojshem per kompensimin e ish-pronareve, bejne te ditur per Atsh-ne, burime zyrtare te AKKKP-se. Per krijimin e ketij fondi, do te mblidhen dhe koordinohen te gjitha te dhenat mbi fondin e lire te tokes ne te gjithe vendin, te ndare sipas qarqeve, e hartuar nga ministria e Bujqesise. Por per koordinimin e ketij fondi do te bashkepunohet edhe me eksperte te ZRPP, qe eshte dhe pergjegjese ligjore mbi titujt e pronesise ne te gjithe vendin.
Krijimi i fondit fizik te tokave te cdo lloj kategorie realizon kompensimin fizik per ish-pronaret, ndaj dhe vleresohet prioritet i Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi sherben si zgjidhje kryesore e procesit per kthimin e prones. Qarqet kane derguar ne ministrine e Bujqesise te gjitha te dhenat per fondet e tokes se pandara me inventarizimin e te gjithe pronave shteterore si godina, troje, pyje, kullota, livadhe. Nderkohe qe ministria e Bujqesise ka ndermarre kontrolle ne te gjitha qarqet lidhur me cdo lloj abuzimi ne kete fushe. Te gjitha keto prona, do te jene pjese e krijimit te Fondit fizik prane Agjencise se Kthimit dhe Kompensimit te Pronave, pasi te miratohet nga Keshilli i Ministrave. Burime te AKKPP-se vleresojne se struktura e fondit fizik te prones do te sherbeje si nje zgjidhje e mire e problemit te kompensimit fizik te ish-pronareve.
Fondi fizik i kompensimit dhe vlera e cmimit te trojeve krijon mundesite qe ish-pronaret ne te gjithe vendin, te kompensohen fizikisht dhe ne menyre reale. Burime zyrtare te AKKKP-se thone se fakti qe ka prona te lira shteterore edhe ne bregdet, ndihmon ne kompensimin e ish-pronareve, pavaresisht qendres ku banojne. Keshtu, mbi bazen e hartes se cmimeve te tokes, krijohet mundesia qe kompensimi fizik per nje ish-pronar qe banon ne Korce, apo ne ndonje qytet tjeter, mund te kompensohet me toke, psh, edhe ne Vlore. Ne AKKKP vleresojne se fondi fizik eshte shume me i rendesishem se sa fondi monetar ne zgjidhjen e problemeve me ish-pronaret. Duke pasur harten e vleres se tokes te perfunduar, se bashku me inventarizimin e tokes se lire shteterore, si dhe nje bashkerendim institucional per krijimin e fondit fizik te tokes per kompensimin e ish pronareve, kete vit AKKKP do te mund te veproje akoma me shpejt ne kthimin e prones tek ish-pronaret.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›