Bursë studimi për ish-punëtorin e Gërdecit
Drejtuesit e shkollës profesionale "Harry Fultz" i ofrojnë bursë studimi një 17-vjeçari, ish-punëtor në fabrikën e demontimit të armëve dhe municioneve luftarake në Gërdec. Hajdar Halili ndodhet aktualisht në grevën e urisë së ish-punëtorëve të kësaj fabrike, grevë që ka hyrë dje në ditën e pestë të saj. Me rastin e ditëlindjes së Halilit, shkolla ofroi kursin e trajnimit, si një mundësi për të ardhmen e djaloshit fatkeq. Drejtuesit e shkollës do ia njoftojnë lajmin 17-vjeçarit, një ndër të shumtët punëtorë të rinj në fabrikën e Gërdecit, ku më 15 mars ndodhi një shpërthim i fuqishëm. Sipas drejtuesve të "Harry Fultz", lajmi për këtë bursë do t‘i komunikohet atij në mjediset ku po zhvillohet greva, ndërkohë që vendimi prej tyre erdhi pas një kronike të transmetuar në televizionin "Top News".