E Diel, 1 Nëntor 2026

Busaka mohon: Nuk kam urinuar në fushë

Pas skandalit ku i tregoi gishtin e mesit tifozëve zviceranë, gjyqtari Masimo Busaka ka qenë protagonist në një tjetër episod të pabesueshëm. Gjithçka ka ndodhur më 12 shtator në Katar: në pjesën e dytë të takimit ndërmjet Al-Gharrafa dhe Al-Khor, "bilbili" helvet përfiton nga koha për ekzekutimin e një goditjeje këndi dhe paraqitet nga pamjet filmike, duke urinuar në fushë. Por, ai mohoi gjithçka: "Nuk është aspak e vërtetë. Lojtari që denoncoi episodin u gjobit me 5 mijë euro nga federata, sepse ka mashtruar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›