"Fieri", PS shënon fi toren e parë në Kolegj
Partia Socialiste thellon rezultatin në Qarkun e Fierit kundrejt koalicionit të djathtë, duke i garantuar asaj mandatin e nëntë. Kolegji Zgjedhor pranoi dje kërkesën ankimore të kësaj partie, duke shpallur të pavlefshme 440 fletë të kutisë 3052 të KZAZ-së 19 në Qarkun e Fierit, kuti në të cilën Partia Demokratike mori më shumë se 350 vota. Vendimi i pakontestueshëm i Kolegjit Zgjedhor detyron Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të heqë nga tabela e rezultateve për Fierin 440 fletët që kanë vetëm një vulë, duke larguar ndjeshëm rezultatin e ngushtë, i cili ishte vetëm 157 vota më shumë në favor të Partisë Socialiste. Sot pritet të shqyrtohet ankimimi i selisë rozë për rezultatin e Qarkut të Beratit. "Kolegji Zgjedhor pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, bazuar në ligjin 10019, neni 158, fraksion 3, vendosi pranimin e palës paditëse, që është Partia Socialiste", deklaroi anëtarja e Kolegjit Zgjedhor. Në këtë mënyrë, pas shqyrtimit të çështjes është vendosur anulimi i vendimit 561 të KQZ-së, për sa i përket përfshirjes në rezultatin e votimit të 440 votave të qendrës së votimit 30/52 të KZAZ-së 19 në Fier. Sipas Kolegjit Zgjedhor, 440 votat e shpallura të pavlefshme do përjashtohen nga tabela përmbledhëse për secilin subjekt zgjedhor. Palët, PS, KQZ dhe PD shfaqën dje para trupit gjykues pretendimet e tyre, ndërsa këtij të fundit iu desh rreth tri orë për të marrë një vendim.
Partia Socialiste, e përfaqësuar nga avokatët Eno Bushi dhe Arian Salati, paraqitën para trupit gjykues prova si procesverbalet e GNV, KZAZ, librin e protokollit, procesverbalin e mbledhjes së KQZ, vendimin e KQZ-së, si dhe shpjeguan nenet përkatëse të Kodit Zgjedhor, ku ishte bazuar vendimmarrja e KQZ-së. Ndërsa KQZ nga ana e saj, e përfaqësuar nga drejtoresha juridike, Dëshira Pasku, paraqiti pretendimet e veta, duke deklaruar se KZAZ kishte vepruar në kundërshtim me ligjin ndaj KQZ vendosi shfuqizimin e saj për këtë kuti. Pasku shpjegoi se fletët e votimit kishin vetëm një vulë, pasi sekretari i kësaj QV-je kishte braktisur detyrën duke marrë dhe vulën me vete. Sipas saj, ai e ka kthyer vulën sërish në QV, pasi është bërë me dije që kishte një kallëzim penal për të. Ndërkohë që KQZ ka udhëzuar KZAZ që të vijojë punën, por kjo e fundit ka refuzuar të zbatojë vendimin e KQZ-së, duke vendosur që ta shpallë kutinë të pavlefshme, megjithëse ekziston një procesverbal i Grupit të Numërimit të Votave, i cili e ka shpallur pjesërisht rezultatin. Në këtë procesverbal janë shpallur si të vlefshme vetëm 80 vota dhe 440 prej tyre si të pavlefshme. Çështja ka shkuar në KZAZ dhe më pas në KQZ. KQZ vendosi hapjen e kësaj kutie dhe vlerësimin e tyre si të vlefshme, duke e bashkangjitur këtë rezultat te tabela e plotësuar më parë nga GNV. "KQZ, duke e gjetur këtë vendimmarrje në kundërshtim me ligjin,hapi kutitë e votimit dhe vlerësoi shpalljen e votave të pavlefshme. Fletët e votimit u vlerësua si të vlefshme dhe më pas janë futur në zarfin e fletëve të konstestuara", tha Pasku. Pikërisht këtë pikë kundërshtoi avokati i Partisë Socialiste. Ai tha se nuk ka një anulim të vendimit të mëparshëm të KZAZ nga ana e KQZ-së, sikundër pretendoi KQZ, ndërsa deklaroi se sekretari ishte larguar për shkak se është kërcënuar me armë. Ky pretendim u kundërshtua sërish nga pala e paditur, e cila bëri me dije se nuk ka asnjë shqetësim të shprehur nga QV apo KZAZ për një problem të tillë. KQZ u mbështet edhe nga pala e interesuar, Partia Demokratike, e cila kërkoi që kërkesa e PS-së të rrëzohej, duke vlerësuar se për shkak të veprimit të sekretarit të QV-së, nuk mund të shpallej i pavlefshëm vullneti i votuesve.