Bush, 17 miliardë kredi makinave
Presidenti amerikan, Bush,
ka njoftuar dje një kredi
emergjente prej 17.4
miliardë dollarësh për
industrinë e makinave që është
në prag të rrënimit. Kjo kredi, jo
vetëm që pritet ta shpëtojë këtë
industri, por edhe qindra mijëra
vende pune dhe njerëz që mund
të binin viktima të situatës së
recesionit. Bush, që po përpiqet
t‘i japë një detaj pozitiv trashëgimisë
së viteve të tij në Shtëpinë e
Bardhë, deklaroi se do të ishte e
papërgjegjshme që të linin industrinë
e makinave "të vdiste". Për
këtë qeveria do të ofrojë 17.4 miliardë
dollarë kredi për industrinë
e prodhimit të makinave dhe
veçanërisht "General Motors"
dhe "Chrysler LLC" Këto të fundit
do të kenë akses në këto shuma
menjëherë. Pas lajmit të Bushit
edhe bursa ka shënuar pikë më
pozitive gjatë ditës së fundit të
javës. Shtëpia e Bardhë u detyrua
që të merrte një vendim personal,
pasi demokratët dhe republikanët
në Kongres nuk arritën një
marrëveshje edhe pse kishin javë
që negocionin me njëri-tjetrin.
Një pjesë e shumës së kredisë
do të lëvrohet në fillim të janarit
nga paketa 700 miliardëshe për
shpëtimin e ekonomisë. Por Bush
ka bashkangjitur disa kushte.
Kredia do të ndërpritet nëse
industria e makinave nuk do të
provojë se ka marrë veten deri më
31 mars. Ndërkohë, zyra e tranzicionit
e Obamës deklaroi se nuk
ishte pjesë e vendimit të Shtëpisë
së Bardhë për një kredi të tillë, por
vetë Obama bëri thirrje për kredi
afatshkurtra për sektorin në krizë.
Me këto para pritet që industrialistët
e prodhimit të makinave të
bëjnë një reformë ristrukturuese
të biznesit të tyre dhe për këtë
atyre u duhet të marrin vendime
të rëndësishme për reformim.
Çështja tani është se si t‘i bësh
konsumatorët që të blejnë sërish
makina në një kohë që bankat i
kanë minimizuar në maksimum
kreditë. Miliona e miliona makina
kanë mbetur stoqe dhe të pashitura
për shkak të rëndimit të situatës
financiare dhe ekonomike në
shumë vende të botës. Ndërkohë,
të gjitha firmat automobilistike
kanë njoftuar reduktim të prodhimit
dhe shkurtim të vendeve
të punës. Biznesmenët më të
mëdhenj të kësaj industrie kanë
paralajmëruar gjithë këtë kohë që
nëse nuk do të shpëtoheshin do të
nxirrnin në rrugë miliona njerëz të
papunë që do ta rëndonin menjëherë
situatën.
ka njoftuar dje një kredi
emergjente prej 17.4
miliardë dollarësh për
industrinë e makinave që është
në prag të rrënimit. Kjo kredi, jo
vetëm që pritet ta shpëtojë këtë
industri, por edhe qindra mijëra
vende pune dhe njerëz që mund
të binin viktima të situatës së
recesionit. Bush, që po përpiqet
t‘i japë një detaj pozitiv trashëgimisë
së viteve të tij në Shtëpinë e
Bardhë, deklaroi se do të ishte e
papërgjegjshme që të linin industrinë
e makinave "të vdiste". Për
këtë qeveria do të ofrojë 17.4 miliardë
dollarë kredi për industrinë
e prodhimit të makinave dhe
veçanërisht "General Motors"
dhe "Chrysler LLC" Këto të fundit
do të kenë akses në këto shuma
menjëherë. Pas lajmit të Bushit
edhe bursa ka shënuar pikë më
pozitive gjatë ditës së fundit të
javës. Shtëpia e Bardhë u detyrua
që të merrte një vendim personal,
pasi demokratët dhe republikanët
në Kongres nuk arritën një
marrëveshje edhe pse kishin javë
që negocionin me njëri-tjetrin.
Një pjesë e shumës së kredisë
do të lëvrohet në fillim të janarit
nga paketa 700 miliardëshe për
shpëtimin e ekonomisë. Por Bush
ka bashkangjitur disa kushte.
Kredia do të ndërpritet nëse
industria e makinave nuk do të
provojë se ka marrë veten deri më
31 mars. Ndërkohë, zyra e tranzicionit
e Obamës deklaroi se nuk
ishte pjesë e vendimit të Shtëpisë
së Bardhë për një kredi të tillë, por
vetë Obama bëri thirrje për kredi
afatshkurtra për sektorin në krizë.
Me këto para pritet që industrialistët
e prodhimit të makinave të
bëjnë një reformë ristrukturuese
të biznesit të tyre dhe për këtë
atyre u duhet të marrin vendime
të rëndësishme për reformim.
Çështja tani është se si t‘i bësh
konsumatorët që të blejnë sërish
makina në një kohë që bankat i
kanë minimizuar në maksimum
kreditë. Miliona e miliona makina
kanë mbetur stoqe dhe të pashitura
për shkak të rëndimit të situatës
financiare dhe ekonomike në
shumë vende të botës. Ndërkohë,
të gjitha firmat automobilistike
kanë njoftuar reduktim të prodhimit
dhe shkurtim të vendeve
të punës. Biznesmenët më të
mëdhenj të kësaj industrie kanë
paralajmëruar gjithë këtë kohë që
nëse nuk do të shpëtoheshin do të
nxirrnin në rrugë miliona njerëz të
papunë që do ta rëndonin menjëherë
situatën.