E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Si më shfrytëzoi burri për prostitucion"

Një histori si gjithë të tjerat
në këto vite. Një djalë
emigrant vjen në Shqipëri,
me anën e të njohurve
njihet me një vajzë, martohet
ligjërisht, shkojnë në Greqi dhe
në fund... vajza del në rrugë, duke
u detyruar të kryejë marrëdhënie
seksuale. Prokuroria e Krimeve të
Rënda ka përfunduar hetimet
ndaj të pandehurit Kleanthi Zaimi,
nën akuzën e shfrytëzimit të
prostitucionit. Sipas dosjes, në
datën 1 maj të vitit 2005 babai i të
dëmtuarës, Pëllumb Zoto, së
bashku me një shok të tijin që quajtur,
Agron Mërkuri, kanë vendosur
t‘i prezantojnë për qëllime serioze
një djalë me origjinë nga
Përmeti dhe që atë ditë ata të dy
janë takuar në një lokal, në lagjen
Kombinat dhe kanë pirë kafe të
katërt. Klodiana është prezantuar
me djalin e rekomanduar nga babai
i saj dhe daja i djalit. Aty ka
mësuar se djali quhej Kleanth Zaimi,
njëkohësisht edhe nip i
Agronit. Pasi ka dalë vetëm me
këtë djalë, kanë biseduar dhe
kanë vendosur që të fejohen. Një
vendim të tillë ia kanë bërë të ditur
edhe familjarëve. Të nesërmen
Kleanthi është larguar për në
Greqi, sepse aty punonte dhe jetonte.
Ndërsa Klodiana ka vazhduar
të jetojë në banesën e saj në
lagjen Kombinat të qytetit Tiranës.
"Kleanthi e ka marrë Klodianën
për të ndenjur 1 javë në shtëpinë e
tij në Përmet. Pikërisht në këtë
periudhë - deklaron e dëmtuara -
kam fjetur me Kleanthin ku dhe
kam humbur virgjërinë. Më pas
shtetasi Kleanth Zaimi është rinisur
për në shtetin helen.
Shtetasi Kleanth Zaimi ka
ardhur disa herë në Shqipëri gjatë
periudhës 2005-2008 ku është
takuar vazhdimisht me Klodianën",
thuhet në dosjen e akuzës.
Sipas saj, nga ana e familjarëve të
Klodianës i është kërkuar dhëndrit
të merrte nusen e tij në Greqi dhe
të jetonin atje, pasi dhe vetë e
dëmtuara nuk kishte mundësi
ekonomike të bënte dasmë. Herën
e fundit kur ka ardhur në Shqipëri,
Kleanth Zaimi, në muajin gusht të
vitit 2007, pas presionit të familjarëve
të Klodianës, vendosi ta
marrë Klodianën në Greqi. Në
muajin nëntor të vitit 2007, ajo ka
shkuar në fshatin Gjonç të rrethit
Ersekë ku ka qëndruar 1 javë. Më
datë 15 nëntor, pasi e ka shoqëruar
për të kaluar kufirin grek me
makinën e tij tip "Fuoristradë" me
karroceri, ngjyrë gri, shtetasi Gentian
Xhaferri ia ka dorëzuar Klodianën
një shtetasi grek, për ta çuar
te Kleanthi. Në momentin e dorëzimit,
Kleanthi e ka paguar shtetasin
grek me shumën 2000 euro.
"Pasi ka shkuar në qytetin Thiva
të Greqisë, Klodiana ka jetuar e
qetë rreth 1 javë me burrin e saj,
Kleanthi Zaimi, në apartamentin
e tij të ndodhur ne pallatin nr. 151
kati i tretë. Një javë më vonë,
Kleanthi ka sjellë në shtëpi, dy
femra rumune që quheshin Anka,
16 vjeçe, dhe Rudika, që duhet të
ishte rreth të 30-tave. Fillimisht
Klodiana ka debatuar rreth
prezencës së tyre në shtëpi dhe më
vonë ka mësuar se Kleanthi i
shfrytëzonte këto femra për prostitucion
duke i nxjerrë në rrugë,
pasi u siguronte klientë të ndryshëm.
Situata midis tyre është
përkeqësuar pas rrahjeve, djegieve
me cigare dhe filmave pornografikë
që shtetasi Kleanth Zaimi
e detyronte të dëmtuarën të
shihte", thuhet në dosje. Sipas saj,
në datën 24 dhjetor të vitit 2007,
Klodiana sqaron se pasi ka debatuar
me Kleanthin ai ka dalë me dy
rumunet për t‘i nxjerrë në rrugë
dhe atë e ka lënë në shtëpi. Njëkohësisht
i ka blerë Klodianës veshje
të brendshme seksi për të cilat në
fillim Klodiana ka kujtuar se po ia
bënte dhuratë për Krishtlindjet.
"Rreth orës 03:00 të mëngjesit të
datës 25 dhjetor, Kleanthi ka sjellë
në shtëpi katër burra grekë dhe i ka
thënë Klodianës se do ta vriste nëse
nuk kryente marrëdhënie seksuale
me ta. Ajo ka filluar të kryejë marrëdhënie
fillimisht me dy prej personave,
por më pas nga të bërtiturat
ka ardhur një komshi shqiptare
që ka pyetur se ç‘bëhej, por
Kleanthi i është përgjigjur se Klodiana
kishte dhimbje trupi. Kur është
larguar komshia, e dëmtuara Klodiana
Zoto ka vazhduar të kryejë
marrëdhënie seksuale edhe me 2
personat e tjerë", thuhet në dosje,
duke vazhduar se të nesërmen,
Kleanthi e ka nxjerrë në rrugë ku i
ka thënë se këtu do të gjesh klientë,
ndërsa lekët do t‘i marr unë dhe me
pas ti do t‘i çosh klientët te një lokal,
ku kishte ambiente për të kryer
marrëdhënie seksuale. Kleanthi e
ka lënë në rrugë dhe vetë rrinte e
shihte në distancë. Më pas ai i ka
gjetur një klient grek, të cilin e ka
futur në lokal, ka pirë uiski, ka shkuar
ka kryer marrëdhënie seksuale
me Klodianën pa mjete
mbrojtëse dhe e ka paguar Kleanthin
100 euro për shërbimin e kryer.
Edhe të nesërmen Klodiana ka
dalë në punë rreth orës 2 pasdite,
ka shkuar me 4 klientë të tjerë dhe
ka qëndruar në punë edhe gjatë
natës. Pas kësaj dite, ai e ka mbajtur
3 ditë të tjera në shtëpi. "Më
datë 1 janar të vitit 2008 e ka kthyer
në Shqipëri me justifikimin se
ajo nuk dinte të bënte seks. Gjatë
rrugës, shtetasi Kleanth Zaimi e
ka kërcënuar me armë se nëse do
të tregonte do t‘i vriste babanë
dhe atë", përfundon dosja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›