Bush, apel për planin: Ose votojeni, ose do rrënohemi
Pavarësisht rrëzimit të plan
it të shpëtimit në Kongres
in amerikan të hënën, një
ditë më pas, Bush ka vazhduar të
këmbëngulë në mundësinë e
aprovimit të tij të mundshëm në
një të ardhme të afërt. Një nga
arsyet e forta, që e bëjnë Bushin
të mbajë një qëndrim të tillë, është
edhe shpëtimi i trashëgimisë
së tij, në javët e fundit presidenciale,
trashëgimi që, me sa duket,
do të jetë shumë negative,
përveçse aspekteve të tjera edhe
në aspektin financiar. Me një fytyrë,
ku dalloheshin dukshëm
shenjat e stresit dhe të lodhjes, në
Shtëpinë e Bardhë, Bush ka dalë
para gazetarëve dhe ka këmbëngulur
në aprovimin e paketës. Ai
ishte plot shpresë se një gjë e tillë
do të ndodhte, pavarësisht se
vota "jo" e së hënës mund të konsiderohet
si humbja më e madhe
legjislative e tij gjatë 8 viteve të
presidencës. Sipas sondazheve,
popullariteti i tij aktualisht është
në pika shumë të ulëta. Bush nuk
ia doli mbanë që të mbante nën
kontroll as kongresmenët e partisë
së tij, çka tregon se tashmë ka
shumë pak forcë dhe autoritet.
Mbi 100 republikanë i dolën kundra
dhe votuan kundër aplikimit
të paketës së shpëtimit. "Unë i
siguroj qytetarët tanë në të gjithë
botën se ky nuk është fundi i procesit
legjislativ", deklaroi ai, duke
shtuar se do të bënte të gjitha
përpjekjet për ta rihedhur paketën
sërish në votë, paketë që
sipas tij është i vetmi mjet shpëtimi
i ekonomisë. Ndër të tjera, ai
tha se mos aprovimi i saj do të
sillte pasoja të dhimbshme dhe
afatgjata. Më pas, Shtëpia e
Bardhë lëshoi një deklaratë, në
të cilën thuhej se Bush kishte
folur edhe me dy kandidatët
presidencialë Obama dhe Mek-
Kain, të cilët ishin të mendimit
se kjo situatë kritike duhej të
zgjidhej sa më shpejt. "Ne jemi
në një moment kritik për ekonominë
tonë dhe kemi nevojë
për një legjislacion që të merret
direkt me zgjidhjen e problemeve
për ta risjellë ekonominë
amerikane në të njëjtin moment
që ka qenë para se të ndodhte
kriza". Ai tha se e kuptonte
kundërshtinë e disa anëtarëve të
Kongresit, përfshi edhe kongresmenët
e partisë së tij në lidhje
me paketën e shpëtimit, por
këmbënguli që ata duhet ta kuptonin
se sa e rëndësishme ishte
marrja e masave urgjente. Për sa
i përket mos aprovimit të planit
ditën e hënë, rivalët partiakë
akuzuan njëri-tjetrin për mos
aprovim të tij. Republikanët dhe
demokratët fajësuan njëritjetrin
për mos aprovimin ligjit,
i cili refuzua me 228 vota kundër.
Ndër to, 133 ishin votat e republikanëve,
ndërsa 95 ishin votat e
demokratëve. Gjatë ditës së
djeshme, ligjvënësi nuk janë
mbledhur, duke qenë se pjesa
më e madhe e tyre ka shkuar për
pushime me rastin e Vitit të Ri
hebre.
it të shpëtimit në Kongres
in amerikan të hënën, një
ditë më pas, Bush ka vazhduar të
këmbëngulë në mundësinë e
aprovimit të tij të mundshëm në
një të ardhme të afërt. Një nga
arsyet e forta, që e bëjnë Bushin
të mbajë një qëndrim të tillë, është
edhe shpëtimi i trashëgimisë
së tij, në javët e fundit presidenciale,
trashëgimi që, me sa duket,
do të jetë shumë negative,
përveçse aspekteve të tjera edhe
në aspektin financiar. Me një fytyrë,
ku dalloheshin dukshëm
shenjat e stresit dhe të lodhjes, në
Shtëpinë e Bardhë, Bush ka dalë
para gazetarëve dhe ka këmbëngulur
në aprovimin e paketës. Ai
ishte plot shpresë se një gjë e tillë
do të ndodhte, pavarësisht se
vota "jo" e së hënës mund të konsiderohet
si humbja më e madhe
legjislative e tij gjatë 8 viteve të
presidencës. Sipas sondazheve,
popullariteti i tij aktualisht është
në pika shumë të ulëta. Bush nuk
ia doli mbanë që të mbante nën
kontroll as kongresmenët e partisë
së tij, çka tregon se tashmë ka
shumë pak forcë dhe autoritet.
Mbi 100 republikanë i dolën kundra
dhe votuan kundër aplikimit
të paketës së shpëtimit. "Unë i
siguroj qytetarët tanë në të gjithë
botën se ky nuk është fundi i procesit
legjislativ", deklaroi ai, duke
shtuar se do të bënte të gjitha
përpjekjet për ta rihedhur paketën
sërish në votë, paketë që
sipas tij është i vetmi mjet shpëtimi
i ekonomisë. Ndër të tjera, ai
tha se mos aprovimi i saj do të
sillte pasoja të dhimbshme dhe
afatgjata. Më pas, Shtëpia e
Bardhë lëshoi një deklaratë, në
të cilën thuhej se Bush kishte
folur edhe me dy kandidatët
presidencialë Obama dhe Mek-
Kain, të cilët ishin të mendimit
se kjo situatë kritike duhej të
zgjidhej sa më shpejt. "Ne jemi
në një moment kritik për ekonominë
tonë dhe kemi nevojë
për një legjislacion që të merret
direkt me zgjidhjen e problemeve
për ta risjellë ekonominë
amerikane në të njëjtin moment
që ka qenë para se të ndodhte
kriza". Ai tha se e kuptonte
kundërshtinë e disa anëtarëve të
Kongresit, përfshi edhe kongresmenët
e partisë së tij në lidhje
me paketën e shpëtimit, por
këmbënguli që ata duhet ta kuptonin
se sa e rëndësishme ishte
marrja e masave urgjente. Për sa
i përket mos aprovimit të planit
ditën e hënë, rivalët partiakë
akuzuan njëri-tjetrin për mos
aprovim të tij. Republikanët dhe
demokratët fajësuan njëritjetrin
për mos aprovimin ligjit,
i cili refuzua me 228 vota kundër.
Ndër to, 133 ishin votat e republikanëve,
ndërsa 95 ishin votat e
demokratëve. Gjatë ditës së
djeshme, ligjvënësi nuk janë
mbledhur, duke qenë se pjesa
më e madhe e tyre ka shkuar për
pushime me rastin e Vitit të Ri
hebre.