E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përse nuk u votua "bailout"?

Momentet mes
hedhjes së votës
dhe mos aprovimit të paketës
së shpëtimit në Kongresin
amerikan kanë
qenë momente kur e
gjithë bota politike amerikane
ka mbajtur frymën
pezull. Edhe agjencitë e
lajmeve nuk e kanë dhënë
menjëherë rezultatin, pasi
janë dashur disa minuta
për të kuptuar se çfarë po
ndodhte. Pati thashetheme
për tentativa të ndryshme
që u ushtruan ndaj
disa ligjvënësve që votuan
"jo". Gjithsesi, fakti është
se anëtarët e Kongresit
refuzuan një ligj, për të cilin
sekretari i Thesarit dhe
Rezerva Federale, Banka
Qendrore e SHBA-së,
ngulmuan se ishte thelbësor
në kalimin situatës së
krizës dhe shpëtimin e
sistemit financiar amerikan.
Që kur projekti u
paraqit për herë të parë,
të gjithë e nuhatën pakënaqësinë
e ngjallur prej
tij te demokratët dhe republikanët,
por pakkush
mund ta kishte imagjinuar
se pikërisht pakënaqësia
do të kishte qenë aq e
madhe e aq e fortë sa të
rrëzonte vetë projektin,
duke provokuar një revoltë
të tillë. Anëtarët e kongresit
u përballën me dy forca
konfliktuale gjatë javës së
fundit. E para ishte presioni
i madh nga ana e Shtëpisë
së Bardhë në lidhje
me krizën që po kalon
vendi dhe rëndësinë që ka
në zgjidhjen e kësaj krize
miratimi i paketës së
shpëtimit. Presioni i dytë
ishte që është edhe më i
vështirë për t‘u matur vinte
nga votuesit, njerëzit e
thjeshtë, të cilët përmes
mesazheve që u dërguan
anëtarëve të Kongresit
kërkuan me shumë këmbëngulje
që kongresmenët
e tyre të rrëzonin
një skemë, e cila nuk i
shërbente zgjidhjes së
problemeve të tyre, por
zgjidhjes së problemeve
të bankierëve. Njerëzit e
thjeshtë e kishin kuptuar
më në fund se sa lakmitarë
dhe të paskrupullt
dhe inkompetentë ishin
njerëzit që kishin pasur në
duar fatin e parave të tyre,
të cilët edhe në këtë moment
donin të zgjidhnin
lëmshin e tyre me paratë
e njerëzve të thjeshtë. Ligji
u mbështet nga një pjesë
e madhe e demokratëve
dhe problemi i vërtetë u
bënë republikanët. Një
pjesë e madhe e tyre e
konsiderojnë këtë ligj
shumë të dyshimtë dhe
mbi të gjitha një ligj antiamerikan.
Pyetja që të
gjithë bëjnë është: "Çfarë
do të ndodhë tani?" dhe
përgjigjja është se Bush
dhe mbështetësit e tij do
ta provojnë sërish. Ndoshta
do t‘u duhet t‘u ofrojnë
koncesione kongresmenëve
më rebelë, por
nga ana tjetër do t‘u duhet
edhe të rishohin disa
pjesë të ligjit, por jo të heqin
dorë prej tij. Megjithatë,
se cili do të jetë rezultati
i votimit të dytë, apo
pasojat e mundshme të
këtij rezultati, këtë do ta
shohim brenda pak kohësh.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›