E Shtunë, 31 Tetor 2026

Oketa: Në prillin e 2009-ës, anëtarësimi në NATO

"Shqipëria do ta vazhdojë rrugën e reformave, me bindjen dhe besimin se Samiti i ardhshëm i NATO-s në vitin 2009, do të shënojë për ne anëtarësimin e plotë në NATO", është shprehur, ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa, gjatë takimit me zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes, Gordon England. Ministri Oketa, gjatë një konference për shtyp, falënderoi z. Gordon England për kontributin dhe mbështetjen që ai ka dhënë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në NATO. "Gjatë takimit, u shpreh Ministri Oketa, vlerësuam frymën e shkëlqyer të bashkëpunimit, si dhe rikonfirmuam dëshirën dhe vullnetin për të vazhduar në të ardhmen përpjekjet e përbashkëta në përgatitjen dhe modernizimin e Forcave tona të Armatosura. Në vijim të deklaratës së tij, Oketa theksoi se, "edhe në të ardhmen SHBA-ja do të gjejë te Shqipëria dhe FA aleatin e sigurt në përpjekjet për demokraci, paqe e siguri globale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›